Indrit Çobani komandohet në krye të Teatrit Kombëtar

Pas shkarkimit të Altin Bashës si drejtor të Teatrit Kombëtar, është emëruar menjëherë drejtuesi i ri, Indrit Çobani.

Ndërkohë, ministria ka deklaruar se është çelur procesi për zgjedhjen e drejtorit të Teatrit Kombëtar.

Ministria thotë se synohet që në Teatrin Kombëtar të ketë transparencë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave liroi nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar, Altin Basha. Pas këtij lirimi MEKI do të çelë një proces përzgjedhjeje për drejtues të ri të TK”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?