Informaliteti, Rama: Kancer që nuk luftohet me predikime, por me agresivitet

 

 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i është përgjigur të gjithë kritikëve për luftën që po zhvillohet ndaj informalitetit. Në një bilanc të këtij aksioni, Rama tha se informaliteti është një kancer që nuk luftohet me predikime, por kërkon një luftë agresive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama renditi edhe një sërë arsyesh që pse ky kancer sic e quajti Rama po dëmton shoqërinë dhe ekoniminë, duke nënvizuar se informaliteti është arsyeja e polarizimit dhe e korrupsionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama: Për të kuptuar se në cfarë bataku ka gëluar ekonomia shqiptare për shkak të informalitetit dhe që në fillim dua t’i kundërvihem me forcë të gjithë atyre që flasin në emër të të varfërve me teorinë e papranueshme se po të jesh i varfër ke incetivë shkeljen e ligjit dhe për të varfërit cdo qeveri duhet të mjaftoka me mbylljen e syve dhe me sigurimin e lëmoshës. Kjo në fakt nuk zgjidh problemin e varfërisë, por krijon një rreth vicioz ku të varfërit bëhen më të varfër dhe hendeku mes të pasurit  dhe të varfërit zgjerohet.

Nuk ka asnjë teori që justifikon informalitetin apo pretendon se në një ekonomi informale ka një ekuilibër më të arsyeshëm në funksion të atyre që janë më të varfër, kjo nuk ekziston. E kundërta ndodh, ekonomia informale godet të dobëtit, stimulon pasurimin marramendës të një grushti njerëzish. Ekonomia informale është kancer dhe kanceri nuk luftohet me predikime as me karamele as me aspirina. Kanceri luftohet me agresivitet maksimal për të zbrapsur agrsivitetin që kanceri ka. Si mund të luftohet agresiviteti i ekonomise informale që nuk garanton rritjen e cilësive të produktit.

Si mundet të bredikohet butësi dhe mbyllje sysh përpara agresivitetit të ekonomisë informale që nxit skllavërinë, nuk lejon, madje ngushton hapësirat që ata që janë më të dobët të dalin në dritë.

Si mundet që agrsivitetit kancerogjen i ekonomisë informale të përballet me predikimi dhe teorira që gjenerojnë nga varfëria e aspiratave.

Informaliteti e vendos vendin në një ngërc absulut. Si mund të perballohet me predikime apo kundërvënie që materializohen në kronika propagandistike të një mizerabliteite absolut ku shfrytëzohen më të dobëtit, të cilët nuk janë parë si njerëz për ti ndihmuar? Si mundet që ne të pranojmë që t’i nënshtrohemi këtyre lloj predikimeve dhe teorive që synojnë ta frenojnë këtë operacion, i cili ose e përball agresivitetin kancerogjen që nuk lejon konkurrencën, i cili është parakusht për zhvillimin e biznesit.

Si mund ky agrasivitet kancerogjen i këtij inforamiltiet të lejohet si pjesë e një normaliteti në emër të të varfërve të më të dobtëve, ne emër të një mëshirë që nuk është as kristian as logjike, pasi ky agresivitet e shqyen shoqërinë. Ekonomia informale është arsye kryesore se ne kemi këtë polarizim dhe rrezikohemi nga një polarizim të mëtejshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?