Infrastruktura dixhitale, Rama: Do të reduktohen ndjeshëm rastet e korrupsionit

Sot në konferencën mbi infrastrukturën dixhitale, Kryeministri Edi Rama u shpreh se falë dixhitalizimit në vend do të reduktohen ndjeshëm rastet e korrupsionit.

“Shqipëra është një realitet i vogël hapësinor ku infrastruktura dixhitale nisi të konceptohet dhe të realizohet paralelisht dhe madje në shumë raste dhe më shpejt se shumë vende të BE. Dixhitalizimi përbën një qëllim të pakontestueshmë për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur cilësinë e shërbimit. Ne jemi të angazhuar shumë fort për këtë shërbim dhe një plan tërësor që përfshin prekjen e 300 shërbimeve që u ofrohen qytetarëve është në veprim”.

Rama theksoi se “objektivi i qeverisë është që në vitin 2017 të gjitha shërbimet të ofrohen online për qytetarët dhe kështu të realizohet një nga objektivat kryesorë për reduktim drastik të korrupsionit, në marrdhëniet mes qytetarit që shërbehet dhe institucionit që shërben”.

I ftuar në këtë konferencë, shefi i OSBE në Shqipëri, Florian Raunig theksoi se dixhitalizimi nuk është vetëm një progres, por edhe një mundësi për të dërguar mesazhe më të mira në Shqipëri.
“Ky treg transmetimi duhet të japë mundësi për çdo mjedis ekonomik pa privilegj dhe pa monopol. Kjo konkurrencë e drejtë duhet të tregojë se biznesi nuk duhet të jetë vetëm një pjesëmarrje rentabël, por duhet të ketë edhe përgjegjësi”.

SHKARKO APP