Integrimi, kryeministri i Greqisë flet për marrëveshjen e Prespës dhe i kujton kushtin Shqipërisë

Kryeministri i Greqisë, Kirjakos Mitsotakis, ka rikonfirmuar pozicionin e vendit të tij në mbështetje të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në rrugën e tyre evropiane. Por ndërkohë nuk ka harruar të përmedë kushtin që Greqia ka për Shqipërinë, duke theksuar se respektimi i minoritetit grek dhe të drejtave të tyre është i moment kyç për rrugën europiane të vendit tonë.

“Ashtu si me të gjithë, edhe me Shqipërinë dëshirojmë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Por, kusht për progres të përbashkët, për të çelur një moment rrugën europiane për Shqipërinë, është respektimi i minoritetit grek dhe të drejtave të tyre”- është shprehur Mitsotakis.

Mbrëmjen e kaluar, gjatë fjalimit zyrtar në Selanik, kryeministri grek ka theksuar sërish se “Greqia është pro integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, jo vetëm sepse kështu transformohemi në faktor stabiliteti në rajon, por edhe për faktin se integrimi përbën vegël demokratike shtysë për modernizimin e domosdoshëm të fqinjëve dhe zgjidhjen e çështjeve bilaterale”.

Mitsotakis ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij kundër marrëveshjes së Prespës, para zgjedhjeve elektorale, por ka theksuar se pala greke tashmë e respekton plotësisht dhe nuk dëshirojnë peripeci të tjera për Greqinë.

 

SHKARKO APP