Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 09:12 Për herë të parë e bukura e Universit një nënë, kush është fituesja e kurorës së Miss Universe 2026 Jennifer Barreto, përfaqësuesja e Porto Rikos, është shpallur fituese e edicionit të 75-të të konkursit ndërkombëtar të bukurisë Miss Universe 2026, të zhvilluar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Integrimi në BE/ Rama nga Berlini: Sot shqiptarët më kërkues se ndërkombëtarët. Do ndryshojmë kurs

Politikë E enjte, 19 Maj 2022 17:53
Integrimi në BE/ Rama nga Berlini: Sot shqiptarët më kërkues se ndërkombëtarët. Do ndryshojmë kurs
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, ku edhe ka zhvilluar një intervistë ku ka folur rreth takimeve me përfaqësuesit e politikës gjermane e deri te procesi i integrimit në BE. Rama ka përsëritur qëndrimin se Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut për integrimin Europian, nëse nuk do të vendoset për Konferencën e Parë Ndërqeveritare në qershor të këtij viti.

Zoti Kryeministër, ju patët një vizitë pune këtu në Berlin, në Gjermani. Pothuajse takuat të gjithë përfaqësuesit e spektrit politik, duke nisur nga kryetari i grupit parlamentar të SPD-së, me ministren e Jashtme, njëkohësisht dhe kryetarja e të Gjelbërve në Gjermani. Gjithashtu takuat edhe kreun e CDU-së. Çfarë diskutuat me gjithë këta përfaqësues të politikës gjermane në lidhje me integrimin e Shqipërisë?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kryeministri: Kjo ishte një ftesë e fondacionit Körber-Stiftung dhe në të njëjtën kohë dhe një interesim i këtyre palëve për të pasur një bashkëbisedim të afërt, lidhur me procesin e integrimit europian. Konkretisht me stacionin e afërt të qershorit dhe përmbylljen e presidencës franceze ku është në rendin e ditës çështja e hapjes së negociatave formale për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ju patët një drekë pune me kreun e CDU-së. Ishin të pranishëm edhe ata që njiheshin si kundërshtaret më të fortë dhe kritikët e Shqipërisë, zoti Krichbaum dhe zoti Wadephul. Çfarë ndatë me ta dhe cili është aktualisht qëndrimi i tyrenë lidhej me integrimin e vendit tonë?

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Kryeministri: Nuk do t’i quaja e nuk i kam quajtur asnjëherë kundërshtarët më të fortë të Shqipërisë apo kritikët më të fortë të Shqipërisë. Ata janë dy figura që kanë një peshë të posaçme në CDU në raport me rajonin, për shkak të detyrave që kanë dhe qëndrimet e tyre kanë qenë qëndrime të cilat kanë qenë të lidhura me një kontekst të caktuar, por patjetër dhe me kërkesën për të bërë më shumë.

Patjetër kanë pasur skepticizëm, patjetër kanë pasur arsyet e tyre për të mbajtur një pozicion me regjit, por për hir të vërtetës, pozicionimi i tyre sikundër ua thashë dhe sot, ka qenë një sfidë dhe një ndihmë në fund të fundit sepse nëse sot ata janë 100% mbështetës, nëse sot CDU-ja e tëra, vetë kryetari i ri i CDU-së thotë se Shqipëria është një histori suksesi në këtë fazë, patjetër ka shumë gjëra për të bërë në faza të tjera. Kjo është edhe për meritën e tyre që na kanë sfiduar me qëndrimet e tyre.

Nuk kanë qenë qëndrime kundër Shqipërisë. Ata janë miq tëShqipërisë. Ata janë njerëz të dedikuar ndaj Ballkanit dhe janë njohës të mirë të rajonit kështu që ka qenë kënaqësi e madhe në fakt i gjithë takimi, dreka e punës që na ofruan dhe biseda e bërë. Shpresoj qësë shpejti do të vijnë në Ballkan e do të ndalojnë edhe në Tiranë.

Kjo ditë përkon edhe me votimin në parlamentin europian. 519 vota pro Shqipërisë. Kjo ka ndodhur dhe më parë, por duke qenë se ju ndodheni në një nga kryeqendrat e europës në Berlin, si e lexoni ju këtë votim të sotëm për rrugëtimin e ardhshëm tonin?

Kryeministri: Kjo ka ndodhur dhe më parë, por si asnjëherë më parë me thënë të drejtën në adresimin e parlamentit nga deputetë të ndryshëm europianë, europarlamentar ka qenë pa asnjë rezervë dhe kjo është si të thuash fruti i një pune të madhe që kemi bërë. Ndërkohë që e kam diskutuar me të gjithë edhe faktin që ne kemi vendosur që do të ndryshojmë kurs, në momentin që me gjasë Këshilli Europian i qershorit nuk do të arrijë dot të çajë murin e vendosur nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut. Deri atëherë ne do qëndrojmë në pozicionin që duhet, pra të hapen negociatat formalisht për të dyja. Në rast se edhe atëherë ne do të mbetemi peng i një situate që nuk ka lidhje fare me ne, nuk ka lidhje fare me punën tonë, nuk ka lidhej fare me asgjë që ka të bëjë me Shqipërinë, atëherë ne do ndryshojmë kurs e do kërkojmë me insistim që Shqipëria të trajtohet veç.

Javë vendimtare këto në vijim për vendin tonë, nesër viziton Tiranën presidenti Michel. Pritet gjithashtu një vizitë e kancelarit Scholz në Tiranë. Të gjitha këto kanë të bëjnë me procesin e integrimit të Shqipërisë apo ka mesazhe të tjera?

Kryeministri Edi Rama: Nuk e di nëse kancelari Scholz do të vijë në Tiranë apo jo, sepse nuk kemi një njoftim zyrtar. Ai është shprehur që do të vizitojë rajonin, mua ma kishte thënë që do të vijë në rajon, por se ku do të qëndrojë mbetet për tu parë. Ndërkohë që po, presidenti Charles Michel do të vijë, por nuk janë ditë vendimtare për Shqipërinë.

Unë nuk shoh asgjë vendimtare në raport me këtë fakt, ky është një proces me të cilin ne tanimë jemi mësuar se si funksionon. Vendimtare për Shqipërinë është të vazhdojë reformat, vendimtare për Shqipërinë janë operacionet si ky i sotmi i SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit që është në këndvështrimin tim dhe bazuar në gjithë diskutimet e bëra gjatë ditës së sotme në orët e lira me Tiranën, operacioni më domethënës e me rrezen më të gjerë në luftën kundër krimit të organizuar.

Një operacion që meriton vërtetë fjalët më të mira të respektit e të inkurajimit për të gjithë ata që janë përshirë, që nga hetuesit e SPAK-ut e deri tek drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe një mbështetje e fortë për të vazhduar deri në fund në këtë rrugë, një rrugë që tanimë është e qartë që është hapur për të gjithë partnerët ndërkombëtar të Shqipërisë.

Një rrugë që ka rritur respektin për Shqipërinë në skenën ndërkombëtare, një rrugë që po sjell hap pas hapi dhe frytet e dëshiruara në Shqipëri edhe pse sot shqiptarët janë edhe më kërkues se sa janë ndërkombëtarët sepse nuk kanë durim që të presin sepse kanë kaq vite që presin e presin e me shumë të drejtë kërkojnë më shumë

Etiketat e lidhura

edi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Për herë të parë e bukura e Universit një nënë, kush është fituesja e kurorës së Miss Universe 2026
Para 14 minutash

Për herë të parë e bukura e Universit një nënë, kush është fituesja e kurorës së Miss Universe 2026

“National Geographic” i kushton një reportazh Vjosës dhe jetës përgjatë saj
Para 19 minutash

“National Geographic” i kushton një reportazh Vjosës dhe jetës përgjatë saj

Kompany: Bayern pa artilerinë e rëndë ndaj Lille, na mungojnë 130 gola
Para 25 minutash

Kompany: Bayern pa artilerinë e rëndë ndaj Lille, na mungojnë 130 gola

Klodiana Lala: Modeli i spiropalizimit është ndër më të shëmtuarit në qeverisjen Rama
Para 28 minutash

Klodiana Lala: Modeli i spiropalizimit është ndër më të shëmtuarit në qeverisjen Rama

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 11 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

3 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 12 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

4 A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?
Para 14 orësh

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.