Interpretimi i Topallit: Mbledhja e Këshillit të Mandateve, e pavlefshme

 

Ish-Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e ka cilësuar Mbledhjen e Këshillit të Rregullores të mbajtur pasditen e së shtunës “nul”. Sipas saj kjo mbledhje duhet të drejtohet vetëm nga Kryetari i Parlamentit dhe nuk mund të delegohet kompetenca e tij pasi shkon në kundërshtim me rregulloren.

“Në bazë të ligjit të Parlamentit këtë trupë në menyre taksative e drejton vetëm Kryetari i Parlamentit. Ai nuk ka asnjë kompetencë për të deleguar këte detyrim. Ky është ligji, kjo është praktika parlamentare që kur ka hyrë në fuqi Rregullorja e re e Kuvendit. Çdo zgjidhje tjetër alla Meta është e kundërligjshme. Për rrjedhoje mbledhja e sotme nuk ka ndodhur. Ajo është NUL”- shkruan Topalli në Facebook.

Drejtimin e mbledhjes Meta ia delegoi nënkryetarit të Kuvendit, Vangjel Dules. Ai vetë u tërhoq për të shmangur konfliktin e interesit duke qenë se ishte ai i akuzuari i Doshit si porositësi për vrasjen e tij.

SHKARKO APP