INTERVISTA LIVE/Rama konfirmon: Në zgjedhje hyjmë pa PD
Kryeministri Edi Rama, në një interviste për gazetarin Ilir Babaramo ka konfirmuar se PS do të hyjë në zgjedhje edhe pa Partinë Demokratike.
Rama u shpreh se PD-ja nuk ka monopolin e opozitës në vend. “Nëse PD ka vendosur të vrasë veten ne nuk kemi si e ndalojmë. Zgjedhjet janë më 18 qershor”,- tha Rama.
Kryeministri ka komentuar dhe qëndrimin e LSI-së për krizën politike. Ai tha se LSI nuk ka të njëjtin qëndrim me PD.
“Unë mendoj se LSI dhe Ilir Meta janë krejtësisht në profilin dhe natyrën e politikës ë tyre, që është e ndryshme nga e jona dhe ka një qasje tjetër. Por kjo nuk do të thotë se qëndrimi i LSI është destruktiv si i PD-së”,- tha Rama.
Do shmanget përplasja e trenave?
Nuk shoh gjë të tillë. Është e drejta e popullit të na tregojë se kush do na qeverisë në 4 vitet e ardhshme. Unë nuk shoh asnjë krizë që PD sheh dhe kërkon të na i faturojë të gjithëve
Por LSI e PDIU kanë thënë se zgjedhjet nuk bëhen pa opozitën. Po nëse shkoni në zgjedhje ju dhe Blushi që ju vijnë si një bekim
Nuk shoh asnjë bekim sepse PS është në të drejtën e saj për t’u paraqitur para zgjedhësve sesa shume ka për të bërë, sa duhet të bëjë. Jemi në një proces historik reformash. Reforma në Drejtësi është jetike, jemi në një udhëkryq ku paraqitet e ardhmja e Shqipërisë si një mundësi reale apo në një afat të pacaktuar. Lërë se cfarë thonë, zgjedhjet do të bëhen, kush do të paraqitet le të paraqitet, kush nuk do, mos të paraqitet
Por do futeni pa opozitë?
Vendi nuk do të mbetet kurrë pa opozitë
Po zëvëndësoni vendin me një opozitë tjetër, kjo i bie të jetë opozitë e telekomanduar…
Për fat të keq, përvec PD e disa satelitëve të saj, unë nuk shoh rrugë tjetër vetëm dialogun, jam i gatshëm për një dialog pa kushte, duke shpresuar se në tryezë do të gjendet filli i arsyes, jemi të gatshëm të pranojmë cdo gjë, që përmirëson, kuadrin ligjor të zgjedhjeve dhe cdo mekanizëm që mund të përbëjë një garanci më shumë për opozitën, por nuk jemi të gatshëm ta kthejmë Shqipërinë mbrapa dhe në fund të fundit shteti që ne duam të ndërtojmë është një shtet që bazohet në Kushtetutë, në respektin për qytetarin, ndaj Kushtetutës sesa të thuash; o kështu o rashë vdiqa nuk ka.
Po partnerët në koalicion?
Nuk duhet të komentoj partnerët tanë në koalicion, natyrisht që qasja e tyre është e ndryshme nga e jona është në të drejtën e tyre, e kam lexuar si përpjekje për të rregulluar situatën, është një tentative, nuk e ndaj në parim por e mirëkuptoj si të tillë, nuk shoh arsye për të komentuar, mendoj që në fund të ditës do jenë në zgjedhje, në qoftë se PD vendos të vrasë veten ta vrasi veten, nuk bëjmë çfarë nuk ka lejon kushtetuta, nëse do të shkojë para gjykimit të popullit të na bëjë me dije me gjithë ndryshimet në kodin zgjedhor. 18 qershori është dita e gjykimit të popullit për partitë politike dhe kusht do qeverisë për 4 vite. Nuk do ta ndalojë askush të marrë pjesë në zgjedhje dhe të dali para popullit, është një përpjekje për të penguar pasi të marri pjese ne zgjedhje, PS është forca e madhe që garanton se reforma në drejtësi nuk do mbytet në ujërat që do ndikojnë negativisht për Shqipërinë,
Zgjedhjet do bëhen në 18 qershor edhe nëse do jenë PD dhe LSI?
Po jua përsëris që nuk e shoh LSI-në si problem në këtë proçes, PD është problemi në këtë proces, LSI ka bërë një përpjekje me vullnet të mire për të zgjidhur situatën, jemi forca më e madhe në vend , jemi forca që kemi marrë përsipër të bëjmë shtet. Kemi bërë gabime, kemi të meta, ka shume gjëra për të bërë, nga ana tjetër nuk bëjmë gabime të qëllimshme në kurriz të Shqipërisë dhe qytetareve.
Ju e ndani qëndrimin e PD me LSI kur duket sikur janë të njëjta?
Ju mendoni atë qe mendoni, unë mendoj që LSI dhe Ilir Meta janë në profilin dhe natyrën e politikës tyre, është e ndryshme nga e jona dhe ka një qasje tjetër.
Pse mendoni se nuk do te shtyhen zgjedhjet? Pse te mos ndodh e njëjta gjë si atëherë kur ju ishin kandidat për kryetar bashkie?
Është e vërtetë, ajo që ne paraqitëm u pranua ndërkombëtarisht, ndërkohe sot nuk kemi asgjë tjetër prej opozitës për të përmirësuar kodin zgjedhor.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154642157896523/
KOHA JONË SONDAZH

