Mjeku që sfidon politikën – intervistë me kandidatin Vasil Llajo

1. Kush është Vasil Llajo për qytetarët e Sarandës?
Unë jam një bir i këtij qyteti. Kam lindur dhe jam rritur në Sarandë, ku kam shërbyer për vite me radhë si mjek urgjence, përballë çdo situate dhe çdo familjeje që kishte nevojë. Sot, rikthehem me një tjetër mision – të jem zëri i qytetarëve të mi në Parlament.

2. Çfarë ju shtyu të hyni në politikë?
Ndjeshmëria ndaj problemeve që përballojnë qytetarët çdo ditë. Si mjek kam parë qe mund te behet me shume në sistemin shëndetësor dhe si qytetar kam përjetuar investimet në infrastrukturë, turizëm dhe zhvillim lokal por per to kemi detyre te bejme edhe me shume. Dua të ndihmoj që zëri i Sarandës të dëgjohet fort në Parlament.

Swiss Digital Desktop Reklama

3. Cilat janë tri prioritetet kryesore që keni për Sarandën?
E para, përmirësimi i sistemit shëndetësor dhe aksesit në shërbime mjekësore cilësore. E dyta, zhvillimi i turizmit gjithëvjetor përmes infrastrukturës dhe promovimit kulturor. Dhe e treta, më shumë investime për të rinjtë – në arsim, punësim dhe sipërmarrje dhe infrastrukture ne bashkepunim te forte me pushtetin lokal.

Swiss Digital Mobile Reklama

4. Si mendoni t’i realizoni këto?
Duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë dhe me komunitetin lokal. Prioritet do t’i japim fondeve për infrastrukturë spitalore, subvencioneve për bizneset turistike dhe krijimit të një qendre multifunksionale për të rinjtë.

5. Si i konsideroni pritshmëritë e qytetarëve ndaj jush si kandidat?
Më njohin si mjekun që nuk ka munguar kurrë kur është thirrur. Tani pres të më shohin edhe si përfaqësuesin që nuk do t’i lërë vetëm, që do t’u japë zë dhe zgjidhje çështjeve të tyre.

6. Cila është lidhja juaj me Partinë Socialiste dhe çfarë përfaqëson ajo për ju?
Partia Socialiste përfaqëson një forcë progresi dhe zhvillimi. Është forca që ka investuar më shumë në jugun e vendit dhe që garanton stabilitet për vazhdimësinë e projekteve. Unë besoj në vizionin e saj për një Shqipëri Evropian më të fortë dhe një Sarandë më të zhvilluar dhe te integruar ne BE.

7. Nëse do të kishit vetëm një mesazh për votuesit tuaj, cili do të ishte ai?
Të më besojnë si një njeri i vendosur për t’i shërbyer. Nuk vij nga jashtë politikës për të premtuar, por nga terreni i realitetit dhe i biznesit për të realizuar.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?