Investigimi – BOOM denoncon: Shoqata e Jetimëve pa licencë
Në puntatën e sotme të emisionit investigativ “BOOM” në Ora News është trajtuar tema e Shoqatës Kombëtarëve të Jetimëve, e cila megjithëse pa licencë njihet nga borderotë e qeverive shqiptare dhe merr para nga buxheti i shtetit prej rreth 20 vitesh.
Shoqata merr 16 milionë lekë çdo vit nga shteti shqiptar. Shoqata ka ndërruar kryetar para 6 muajsh.
Kryetari aktual i shoqatës, Lulzim Resuli pranon para kamerës së fshehtë të emisionit “BOOM” të vërtetën rreth shoqatës, duke theksuar se ata marrin 16 milionë lekë në vit. Shoqata është krijuar në vitin 1996, që atëherë ka pasur emër tjetër.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=qztlEgIugas” width=”560″ height=”315″]
Kamera e fshehtë me kryetarin e shoqatës Lulzim Resuli:
Gazetarja: Në bazë të informacioneve që kemi kjo shoqatë nuk është e licencuar. Është e vërtetë kjo gjë?
Kryetari: Po!
Gazetarja: Realisht shteti nuk ju njeh. Unë kam marrë një dokument. Mund ta shikoni. Ministria e Mirëqenies Sociale, thotë nuk iu njoh se nuk keni asnjë numër licence.
Kryetari: Deri këtu ne jemi ok. Çfarë na ka ndodhur, në momentin që kemi dëshiruar të aderojmë në QKL, ne na kanë kërkuar që ju duhet të profilizoheni diku dhe na kanë thënë pikat. Na kanë thënë po, por ju duhet të jepni këto shërbime, shërbime që kanë të bëjnë me trajnime, me ndihmën shoqërore dhe ne jemi në fazë aplikimi.
Gazetarja: Nuk është vonë se ju keni 25 vjet që aderoni si shoqatë? Ju aktualisht merrni fonde nga buxheti i shtetit?
Kryetari: Po marrim fond nga buxheti i shtetit, duke i treguar atyre zërat për çfarë përdoren këto. Në 8 vite rresht që nga viti 2008 deri në 2016, Ministria e Financës ka sjellë grupin e vet që ka monitoruar buxhetin që derdh pranë SHKJ.
Gazetarja: Sa lekë keni marrë nga 2008 deri në 2016?
Kryetari: 16 milionë çdo vit.


Gazetarja: Unë kam folur me fëmijë që ju i keni çuar për pushime në shtete të huaja, është e vërtetë kjo?
Kryetari: Po në Maqedoni i kemi çuar 2 vjet rresht.
Gazetarja: Ju nuk ofroni shërbime ndërkohë që ju merrni fëmijë dhe i çoni atje, dhe kjo është një gjë shumë e rrezikshme. Kush i garanton këto fëmijë që shkojnë mirë dhe kthehen mirë?
Kryetari: Këto kanë ndodhur dhe kanë 3 vjet që nuk ndodhin më.
Gazetarja: Kanë ndodhur dhe kjo është një shkelje e rëndë për fëmijët. Kush i ka mbikëqyrur këto fëmijë, ndërkohë që ato kanë qenë me pushime?
Kryetari: Ka qenë gjithë stafi i Shoqatës Kombëtare të Jetimeve bashkë me partnerët në shtetin fqinj.
Gazetarja: Po ju nuk keni staf, kjo është çështja, prandaj ju nuk ju licencojnë. Është një pikëpyetje shumë e madhe se çfarë mund të ndodhi me këto fëmijë, kur janë jashtë kujdesit shtetëror, ose të njërit prind.
Kryetari: Gjatë kohës që ato kanë qenë me pushime
Gazetarja: Kush i ka ndjekur?
Kryetari: Ka qenë kryetari i Shoqatës prezent, sekretarja, ekonomistja.
Gazetarja: Mendoni që ato kanë nevojë për staf dhe kryetar apo punonjës social?
Kryetari: Ata kanë nevojë për punonjës social, ne momentalisht po zgjedhim vullnetarë për ti aderuar.
KOHA JONË SONDAZH

