Irani pritet të sulmojë brenda 48 orëve Izraelin. SHBA pozicionohet fort pro izraelitëve
Fillimi i një lufte të madhe mes Iranit dhe Izraelit është më se i mundshëm.
Të gjitha agjensitë e lajmeve serioze njoftojnë se çështje orësh dhe Irani do godasë.
Tensioni në Lindjen e Mesme është mjaft i lartë mbi mundësinë që Irani mund të hakmerret për një sulm ajror që vrau komandantë të lartë iranianë gati dy javë më parë. Zyrtarët amerikanë i thanë CBS News se një sulm i madh ndaj Izraelit mund të ndodhte së shpejti, madje brenda 48 orësh. Izraeli ka thënë se është i gatshëm të luajë “në mbrojtje dhe ofensivë”.
“Unë nuk mund të flas për madhësinë, shkallën, shtrirjen e asaj se si mund të jetë ai sulm” – tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby. Por ai shtoi se kërcënimi iranian ishte “në fuqi”, duke thënë se Uashingtoni “po e shikonte këtë situatë nga shumë, shumë nga afër”. “Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me homologët tanë izraelitë për t’u siguruar që ata të mund të mbrohen kundër atyre llojeve të sulmeve” – tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

