Irena Gjokës i mbaron mandati, Erjon Bani zgjidhet zv.kryetar i GJKKO-së

Erjon Bani është zgjedhur zv.kryetar i GJKKO-së. Bani do të zëvëndësojë Irena Gjokën, së cilës i ka mbaruar mandati si zëvendëskryetare e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

GJKKO njofton se sot është kryer procesi zgjedhor. Erjon Bani u zgjodh me 6 vota, ndërkohë që 3 votat e tjera shkuan për kandidatin tjetër në garë Erjon Çela.

Mësohet se Bani do të ushtrojë kompetencat e kryetarit të GJKKO, deri në zgjedhjen e kryetarit të kësaj gjykate nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Irena Gjoka ishte zgjedhur në këtë detyrë më 24.03.2021.

SHKARKO APP