Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:35 Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan pas një alarmi për bombë të dërguar me email, njoftoi ministri i arsimit Giuseppe Valditara, i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ironia e analistit të njohur: Rrëfimi i të moshuarës “milionere” që nga mbledhëse kanoçesh u bë “nona e inceneratorëve”

Politikë E mërkurë, 13 Korrik 2022 11:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Lutfi Dervishi

-Kush je ti, për çfarë ke ardhur?

-M. H e kam të shkrujtme në certifikat, por …

-Ëhëë…, pra ti na qenke “nona e inceneratorëve”!

-Jo jo çuno, jam “nona e plenave”! Kshu më njofin krejt mëhalla.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

-Do ta shohim. Kush ta mbushi mendjen të vinit vetë këtu?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

-Askush bir i nonës, erdha me komët e mia. Se s’kam lek as për satë.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

-Domethënë erdhët spontanisht?

-Me kom or ti çun, me kom.

-Profesioni?

-Mbledhëse kanoçesh me kohë të plotë, sa për një çap buk.

-E ushtroni vetëm apo në bashkëpunim këtë veprimtari?

-Simas rastit. Kaiher vetëm, kaiherë me shoqe.

-Trego shoqet none, ne i dimë të gjitha.

-Nurija mbledh ke kazonet e verdhë, unë te ato jeshil, Hajrija te kazonët blu por kur vdiq Monda ka kap edhe këto të vegjlit ku gërmote ajo.

– Pra keni bërë ndarje detyrash, e pranon bashkëpunimin?

-Çfarë ndarje?! Merremi vesh vete er çun, secila ka kryt ke kazoni vet simas ngjyrës.

-Hasim elementë të bashkëpunimit të strukturuar kriminal, me ndarje të qartë të roleve. Çfarë mund të na thoni tjetër për grupin tuaj?

-Rolet s’i kena nda, i kena zgjedh vet’ me mirëkuptim. Kurse kët’ grupazhin maje për vete, se nuk jena grup anti-parti. Për PS dhe qeverinë kena votu gjithë jetën. Pyet dhe padronazhistin po deshe se i ka shkrujt gjitha.

-Mos i dredhoni pyetjes, çfarë doni të thoni me kodin “kanoçe”?

-Ça kod er çun, ia shesim krejt Zeqirit. I ka vdek’ gruja të shkretit.

-Si ju paguan ky Zeqiri, në kesh?

-Çfarë KESH-i, na i jep në dorë. Zeqiri as do me i njigju emrin KESH-it, se i kanë pre dritat se s’ka pagu korrentin që ka djeg.

– Nga hetimet që po bën LSI, dhe nga verifikimet tona, na rezulton se bashkë me një shoqen tënde që ka dy vjet që ka vdekur keni hapur një firmë në QKB. Por shoqja jote e ka mbyllur firmën 3 muaj pasi ka vdekur. Përse e keni pezulluar aktivitetin? Ku i keni investuar paratë? Në dyqane apo në kulla? Do të ktheni paratë deri më një dhe do të sekuestrojmë të gjithë pronat.

-Çfarë parash të kthej, unë atë që kam, thesin me kanoçe e kam lon aty jashtë! Kurse Monda er çun nuk mi la mu kazanët e veta, ja la Hajrijes me gërmu.

-Mos dredhoni dhe mos luani rolin e të paditurës! Si i pastroni paratë e pista?

-Atë llaf mbaje për vete. Me vërte’ janë pare që dalin nga kazonet e plehnave, por janë të pastra se jan’ të lame me djers.

– Atëherë pse erdhe vetë me këmbët e tua këtu?

-Kadal’ e çun. Unë sot kam lon’ mbledhjen e kanoçeve se s’i duroj dot llafet, sidomos ato që bëhen në darkë në televizion. Nga llafet që kan’ dalë nuk kam ftyr’ të kthehem në pallat. Më shohin komshinjtë shtrembët. Ajo që kam përballë më pat kërku lekë për ilaçe, ai që është sipër bashkë me atë që jeton poshtë meje më kërkuan lekë se do të përcillnin fëmijët në Gjermani. Ajo e katit të parë çdo fund muaji kërkon lekë për të paguar faturat e dritave. Tani po del se unë kam miliona dhe jam kurnace. Biles mendojnë se me plehnat që hidhnin ata nga ballkoni unë kam mbush thasët me pare.

-Mos na lodh kot se kemi edhe pesë plaka të tjera që presin jashtë. Do t’i gjejmë të gjithë lekët dhe të gjitha pronat. Do t’i nxjerrim fundin…sikur qeni qepën të hajë. Po ju vemë në dijeni se në llogarinë tuaj bankare janë derdhur miliona dollarë nga incineratoret. Si e shpjegoni?

-Inxhinjeratoret nuk i njoh fare. Të vetmet banka që njoh janë bankat e shkollës. Sa për miliona s’kam aq as fije floku. Kurse dollarët, mbaji për vete se s’kam pa qysh ke dasma e çunit të Hasonit.

– Na trego me kë i ndan paratë?

– Nuk i ndaj, ja dorëzoj të gjitha plakut në shtëpi!

– Mos i dredho pyetjes. Nga investigimi ynë rezulton se ju jeni perfituese e miliona dollarëve. Ne kemi fakte për këtë. Kemi 3 vjet që hetojmë intensivisht.

– 3 vjet?! Kisha ngju se qeveria kap lepurin me qerre, po qerren po përdorni edhe për këtë mesele që zgjidhet për tre minuta? Aman prokuror ma le mu vetëm një ditë këtë punë dhe t’i nxjerr unë me listë të gjithë….

-Si do t’i nxjerrësh për një ditë? Çfarë je ti magjistare që lexon mendjet e njerëzve?

-Kur kam qenë në punë dikur me atë regjimin e vjetër më kanë vjedh njëherë rrogën në shpi. Atëherë e merrninm rrogën me dy 15 ditësha. Thirra policinë, hiç. I gjeta vet’ re.

-Si i gjete lekët vetë?

– Lekët s’i gjeta se i kishin bo rrush e kumblla, por gjeta atë bandillin. Shkova, pas tri ditësh, te klubi lagjes dhe te ushqimorja dhe pyeta kush kishte ble gjona mo shumë ato ditë. Më thanë për një kalamo të lagjes që kishte ble pastra për vete dhe për shokët. I thashë policëve. E thirrën kalamonin dhe e gjetën që i kishte bo gjithë lekët pastra…

– Po pse kaq kollaj e di këtë punën e incineratorëve. A e kupton se ka muaj që po heton LSI, tre muaj hetoi edhe komisioni hetimor parlamentar me gjithë ato deputetë, 3 vjet kemi ne që kemi dosjen… është krimi organizuar ky nuk është krim rruge. Nuk është punë pastrash, por pastrimi parash!

-Unë them se për një dit’ e gjej. O zotnia Prokuror, shko mas pares re. Shif kush ka dhon’ lekë e kush ka mor. Kaq e thjesht osht. S’ke nevojë me pyet, se me bankë i kanë dhon’ e me bankë i kanë mor. ….

Prokurorit iu duk se ju rrit molla Adamit në grykë. Nxori jashtë zonjën e kanoçeve, por vetëm pasi e kërcënoi që të mos i tregonte askujt atë punën “kush dha e kush mori” se “është sekret shtetëror”.

Dhe një gjë të fundit ta kesh vëth në vesh: Megjithëse ju po hetoheni në grup, mos harro se përgjegjësia është individuale!

Fill pas kësaj, zonja uli kokën dhe u kujdes që mos e filmonin më kamerat e televizioneve të rreshtuara me kureshtje para saj. Ndërkohë, e vetmja gjë që mundën të dokumentojnë prokurorët qysh nga ai moment ishte fakti se shtetësja M.H u ul diku afër qendrës për të marrë një kanoçe të hedhur në rrugë nga kalimtarët. Mbase ky është një sinjal i mirë se hetimet intensive vijojnë!

Etiketat e lidhura

Lutfi Dervishi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 7 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 15 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time
Para 16 minutash

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 21 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.