Ironia e Jorida Tabakut: Mjafton të njohësh qeveritarët për të marrë PPP, taksat e shqiptarëve shkojnë për oligarkët
Nga Jorida Tabaku
Si të jesh i suksesshëm në biznes në Shqipëri?
Nuk ka rëndësi kapitali, as plani i suksesshëm biznesi. Jo!
Rëndësi ka të kesh njohje me qeverinë dhe qeveritarët. Pasi kështu fiton koncesione dhe PPP duke u shndërruar në kompani e suksesshme edhe kur je offshore.
Ky është tregu i korruptuar dhe manipuluar ku 11 mld nga taksat e bizneseve dhe qytetarëve shkojnë për të mbajtur në jetë Klubin e Oligarkëve.
Deri në 40% shkojmë fitimet e koncesionarëve, kompani pa asnjë ditë aktivitet ekonomik e tregtar që sot mbizotërojnë tregun edhe mjelin buxhetin e shtetit vetëm se patën njohket e duhura në qeveri të propozojnë koncesione edhe të marrin nga talsat e shqoptarëve financime!