Ironia e ish-ministrit Manjani për largimin e ambasadorit të OSBE: Një virus më pak!

Ambasadori i OSBE, Bernd Borshard duke u nxjerr gishtin protestuesve

Ambasadori i OSBE, Bernd Bochardt njoftoi sot largimin e tij nga drejtimi i misionit të OSBE në Tiranë, pas përfundimit të dy mandateve në këtë detyrë.

Diplomati i OSBE mbahet mend për mos reagimin e institucionit që drejton në çështje të ndjeshme për opinionin publik, si dhe mbrojta e hapur që i ka bërë qeverisë lidhur me standardet e zgjedhjeve dhe të drejtat e njeriut. Për këtë arsye, misioni tij në Tiranë është parë me kritika nga shumica e opinionit publik.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, jo pa ironi therëse ka komentuar largimin e  Bernd Borchardt nga Tirana.
“Në shtator prisnim të na ikte COVID, por po na ikën Boschard. Hajt udha e mbarë! Një virus më pak…”,- shkruan ish-ministri Manjani në Facebook.

 

https://arkiva.kohajone.com/ambasadori-i-osbe-bernd-borchardt-largohet-nga-shqiperia-tani-jam-ne-pension/

SHKARKO APP