Ironia e Vangjel Tavos: Mos dilni nga shtëpia se u kap “grepi” i Rilindjes për punësime sezonale

Drejtuesi i LSI-së në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo ka ironizuar punësimet fiktive të Rilindjes për fushatën elektorale. Tavo shprehet me humor se ata që dalin nga shtëpia para orës 16:00 mund të futen me zor në punë nga Rilindja, vetëm për efekt votash.

“Kujdes mos dilni nga shtëpia para orës 16:00 se ju kap grepi i “Rilindjes” për punësime sezonale 3 mujore në shtet për vota. Sa qesharake dhe e dëshpëruar “Rilindja!” Punësimet e vërteta afatgjatë dhe në rritje, zhvillimi i qarkut Gjirokastër, përmisimi i standardeve të jetesës nisin më 26 prill dhe e papunë do jetë vetëm “Rilindja.”,– shkruan Tavo në reagimin e tij në Facebook. 

Kujdes mos dilni nga shtëpia para orës 16:00 se ju kap grepi i “Rilindjes” për punësime sezonale 3 mujore në shtet për…

Swiss Digital Desktop Reklama

Posted by Vangjel Tavo – Faqja Zyrtare on Friday, January 29, 2021

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?