Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ish-ambasadori Agim Nesho: Rilindja kërkon një mandat të tretë për të shkatërruar Kombin

Ish-ambasadori Agim Nesho: Rilindja kërkon një mandat të tretë për të shkatërruar Kombin

Politikë
E enjte, 24 Dhjetor 2020 08:17
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-ambasador Agim Nesho deklaron se mungesa e kryeministrit në Kuvend gjatë vizitës së përfaqsueses më të lartë të shtetit vëlla të Kosovës, kur Vuçiçit i bënë pritje madhështore, është sjellje arrogante që vë veten mbi interesat e popullit shqiptar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mungesa e kryeministrit Rama në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërinë, në kohën që aty fliste Presidentja e Kosovës, ishte hera e përë, që një kryeministër shqiptar të shpërfillë kreun e Shtetit të Kosovës. Shkaqet, arsyet janë tejet personale nga kryeministri Rama dhe aspak politike në marrëdhëniet e dy shteteve të një kombi të vetëm. Diplomati Dr. Agim Nesho, ish- ambasador i Shqipërisë në OKB, në intervistën për gazetën “Telegraf” i bën skanerin qëndrimit të pashembullt të kryeministrit Rama, duke e cilësuar një sjellje arrogante, kur ndërkohë, Rama prêt me gjithë salltanete Presidentin e Serbisë dhe njëkohësisht, ministrin e Propagandës së Milosheviçit. Ndërkohë, zoti Nesho e quan fjalimin e Presidentes Osmani një mesazh vëllazëror për bashkëkombësit në Shqipëri, Kosovë dhe në Diasporën shqiptare. Zoti Nesho argumenton pse Rezoluta, ku të dënohet genocidi serb ndaj Kosovës nuk pëlqehet nga qarqe të caktuara të Shqipërisë, ndërkohë, që Rama ka vizion ndryshe ndaj Serbisë, duke anashkaluar Kosovën. Ish- ambasadori i Shqipërisë në OKB Agim Nesho, pohon se “Për BE-në sot, zoti Rama shikohet si problem, jo zgjidhje për Shqipërinë”, prandaj zgjedhja e shqiptarëve është në 25 prill 2021,- thotë ish-ambasadori Nesho.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Zoti Nesho, disa në Shqipëri fjalimin në Parlamentin shqiptar të Vjosa Osmanit, Presidente në Detyrë e Kosovës, e cilësuan si provokim. Kush u provokua? Përse u provokua?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fjala e Presidentes në detyrë të Republikës së Kosovës ishte jo vetëm fjala e një shtetareje që njeh përgjegjësinë para qytetarëve të Republikës, por edhe një mesazh vëllazëror për bashkëkombasit e saj në Shqipëri. Paraqitja e saj në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë me një mesazh politikisht korrekt, nuk e ndalon atë në kërkesën e drejtë për të kërkuar nga politikanët Shqiptarë aprovimin e një rezolute ku të dënohet genocidi Serb ndaj Kosovës. Kjo rezolutë duket nuk pëlqehet nga qarqe të caktuara të politikës Shqiptare dhe qeveria Rama, e cila ka një vizion ndryshe ndaj Serbisë dhe e ka mbështetur bashkëpunimin rajonal në projekte të përbashkëta me Serbinë dhe cështjen kombëtare në një kompromis zgjidhjeje me të, duke anashkaluar Kosovën. Rezoluta për genocidin është një vijë e kuqe për regjimin nacionalist të zotit Vuçiç dhe qeveria Shqiptare e zotit Rama nuk e do këtë gjë. Zonja Osmani si një politikane me integritet dhe vizion për të ardhmen e Kosovës kërkon një reflektim ndaj politikave aktuale, që kanë sjellë një krizë prezantimi por edhe funksionale në Kosovë, dënon politikat nacionaliste Serbe dhe kërkon një bashkëpunim për një platformë të re me Shqipërinë.

Si e lexoni mungesën e Kryeministrit Rama në sallën e Parlamentit, në kohën kur foli Vjosa Osmani?

Mungesa e Kryeministrit Rama në sallën e Kuvendit, për përfaqësuesen më të lartë të shtetit vëlla të Kosovës është një sjellje arrogante e një politikani, që duhet të përfaqësojë interesat e Republikës së Shqipërisë. Kryeministri Rama nuk ka ndaluar së renduri pas çdo zyrtari të zakonshëm europian që i bën favor atij, i bën pritje madhështore si-vëllait të tij Z. Vuçiç në Tiranë, por nuk gjen kohë për të pritur dhe respektuar përfaqësuesit e Republikës së Kosovës. Kjo është një sjellje e papërgjegjshme, që më së paku tregon sjelljen arrogante të qeverisë së tij, që e vë veten mbi interesat e popullit shqiptar që i ka dhënë mandatin për të qeverisur vendin. Për sa kohë ai e shikon veten si sundimtar dhe jo administrator të radhës në vendin e tij, për sa kohë ai mbetet ‘misionar’ i pazëvendësueshëm dhe jo pjesë e politikave dhe interesave nacionale, ngjarje të tilla do të ndodhin.

Kryeministri i Kosovës, para disa kohësh deklaroi se Kosova duhet t’i bashkohet minishengenit. Presidentja Osmani e rrëzoi këtë mundësi. Me zgjedhjet e reja parlamentare, si mendoni se do të evoluojë kjo çështje?

-Kryeministri Hoti apo kryeministri i një qeverie pa mandat, pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ishte një administrator i mirë, por një politikan i dobët që u shfrytëzua në momente kritike për të realizuar projekte dhe agjenda që u provuan se ishin të gabuara. Zoti Hoti nuk mundi ta ndalonte mini-shengenin, kur u përfshi në agjendën e vizitës së Ëashingtonit me insistimin e madh të zotit Vuçiç. Për politikën serbe, mini-shengeni është vazhdimi i politikave të saj nacionaliste për dominim të rajonit të Ballkanit. Pas refuzimit nga gjithë faktori ndërkombëtar, projekti i ndryshimit të kufijve, projekt që do të mundësonte krijimin e Serbisë së Madhe, politika Serbe krijoi alternativën e mini-shengenit, ose projektin e ri të EU-gosllavisë, ku dominimi do të vinte nëpërmjet rritjes së influencave ekonomike, financiare dhe kontrollit të hapësirave të bashkëpunimit ballkanik, duke qenë një vend më i fuqishëm dhe duke pasur përkrahjen nga Kina dhe Rusia për rritjen e rolit të influencave të tyre në Ballkanin Perëndimor. Kohët e fundit lobistët e Beogradit sugjerojnë që Serbia do të qetësohet dhe pranojë kushtet e perëndimit për marrëveshjen Kosovë-Serbi, vetëm nëse mini-shengeni bëhet një projekt real dhe me qendër në Beograd. Me pak fjalë, një Jugosllavi e re, por me simbole tërheqëse europiane, si sllavët e Europës. Minishengeni do të vihet në zbatim për sa kohë liderët e Ballkanit e shikojnë në funksion të interesave personale dhe të pushtetit. Një inisiativë e cila që në fillim ka qenë përjashtuese, si rasti i Republikës së Kosovës, apo e dyshimtë dhe kërcënuese në aspektin e sovranitetit, si në rastin e Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi, nuk mund të ketë të ardhme. E ardhmja jonë është në BE dhe iniciativat e BE-së për rajonin si dhe Inisiativa e Berlinit për Ballkanin, janë të mjaftueshme për integrimin e rajonit tonë, nëse ato zbatohen.

Pse kryeministri Rama, i vetmi kryeministër shqiptar shpeshherë dhe publikisht përplaset me udhëheqësit e Kosovës? A mendoni se kjo politikë e kryeministrit Rama dëmton kauzën e bashkimit kombëtar?

Gabimi kryesor i politikave të kryeministrit Rama ka qenë që zgjidhjen e çështjes kombëtare e ka parë ngushtë të lidhur me projekte të vjetra ose të reja nacionaliste për Ballkanin. Por rritja e faktorit shqiptar në Ballkan nuk vjen duke kaluar nga Beogradi, apo përshtatur dhe nënshtruar projekteve të vjetra historike të tejkaluar nga koha. Duke dashur të kryejë rolin e protagonistit në politikën shqiptare, kur ky rol i takon vetëm një konsensusi mbarëkombëtar, ka dështuar në vizionin e tij dhe në shumë raste mbivlerësimi i vetvetes, ka sjellë një përdorim nga aktorët e tjerë të interesuar. Kjo paqartësi në mendime dhe projekte ka sjellë përplasje me faktorin politik në Kosovë dhe në kundërshti të hapur me Kryeministrat Haradinaj dhe Kurti, që kanë mbrojtur interesat kombëtare. Sigurisht kjo nuk i shërben interesave kombëtare dhe prodhon mosbesim midis dy anëve të të njëjtit komb.

Kjo ka bërë që në dy vizitat e fundit të liderëve kosovarë të zotit Kurti dhe të zonjës Osmani të kërkojnë paritet dhe jo protagonizëm në avancimin e çështjes kombëtare. Për më shumë, Presidentja Osmani kërkoi partneritet të ri në politikën shqiptare, duke besuar në rolin e Presidentit Meta, si element përbashkues të faktorit shqiptar, dhe kryeopozitarit Basha në korrigjimin e gjithë politikave ndarëse midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Ky është dhe reagimi ekstrem i gjithë partnerëve në biznes në qeverinë Rama që po vjellin vrer ndaj forcave politike që po marrin pushtetin në Kosovë, të cilët po i mbyllin karrierën politike zotit Rama. Ajo që ai pretendonte si lider i Shqiptarëve në Ballkan dhe pretendimi që ishte i nevojshëm për të krijuar stabilitet, ka marrë fund. Ndryshimet e ardhshme në Kosovë, do të sjellin detyrimisht ndryshime në Shqipëri.

Zoti Nesho, a mendoni se kryeministri Rama e ka humbur edhe mirëbesimin e krerëve të Bashkimit Europian, derisa për të tretën herë i mbyllin derën e negociatave? Çfarë zhvillimesh pozitive për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, në rolin e saj për bashkimin Kombëtar, mund të sjellë një mandat i tretë i Edi Ramës në qeverisje?

Ideja e zotit Rama për një mandat të tretë shkon brenda logjikës së një pushteti autoritarist, por kundër interesave të popullit shqiptar. Për tetë vite me radhë ai dështoi të plotësonte kushtet për hapjen e negociatave, ka përkeqësuar shkallën e lirisë së medias, të funksionimit të demokracisë dhe shtetit ligjor. Për BE-në sot, zoti Rama shikohet si problem, jo zgjidhje për Shqipërinë. Tentativa dhe përgatitja për një mandat të tretë është vetëm në funksion të interesave të tij personale dhe kundër interesave të Shqipërisë. Duke mos dashur përplasje dhe destabilitet, vendet e BE-së kërkojnë një çmontim të butë, pa dhimbje dhe tensione. Çështja është e qartë, mënyra e zgjidhjes akoma e papërcaktuar. Mendoj që zgjedhjet e 25 Prillit 2021 janë zgjidhja më e mirë.

-Ju faleminderit!

Etiketat e lidhura

Agim NeshoRilindja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.