Ish-deputeti Arben Ndoka zgjidhet në krye të Federatës së Mundjes

U mblodh dje në qytetin e Shëngjinit, Asambleja e Jashtëzakonshme e Federatës Shqiptare të Mundjes e thirrur nga trajneri i Besëlidhjes, Altin Shtjefni. Ky është një grupim paralel me Federatën e Mundjes që njihet kryesohet nga Martin Biba. Ajo që ra në sy ishte se në këtë mbledhje merrnin pjesë edhe përfaqësues të ministrisë së Arsimit dhe Sportit, çka lë të kuptosh që ky grupim ka mbështetjen e qeverisë. Pjesë e këtij procesi ishin gjithashtu zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit Rauf Dimraj, drejtori i Sporteve Vladimir Gjonaj dhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani. Mbledhja nisi me procesin e votimit ku u shkarkua kryetari Martin Biba dhe u votua për kryetarin e ri. Kandidatë për president ishin Sajmir Loshi dhe Arben Ndoka. Loshi nuk u paraqit për arsye familjare, ndërsa Ndoka ishte prezent i cili edhe u zgjodh në krye të kësaj Federate.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?