FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-deputeti i LSI, Ralf Gjoni dëshmon në SPAK: Nuk jam pjesë e dosjes së Ilir Metës

Ish-deputeti i LSI-së dhe ish-këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ralf Gjoni ka dëshmuar për më shumë se dy orë e gjysmë në Prokurorinë e Posaçme.

Gjoni nuk dha shumë detaje të shumta se përse është pyetur nga SPAK-u, por në një prononcim për mediat tha si më poshtë:

“Jam pyetur si shtetas në cilësinë e të angazhuarit në angazhime dhe pozicione shtetërore. Nuk u pyeta si person në hetim. Nuk ka arsye për të më hetuar mua. Nuk kam qenë pjesë e dosjes së ish-presidentit Meta, se s’kam qenë në kontakt me të kur ka qenë kryetar shteti. Nuk ka asnjë arsye për të më hetuar mua. Nuk mund ta them më shumë, mund të pyesni prokurorët. Dua të respektohem dhe dua të tregohem profesional, kaq kisha për të thënë.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?