Ish-deputeti “kaubojs” shpall kandidaturën për kryetar Bashkie në Lezhë

Deputeti Gjetan Gjetani do të mbështesë kandidatin Eduart Ndocaj për kryetar Bashkie në Lezhë të propozuar nga Partia Aleanca Demokristiane. 

Zgjedhjet Vendore për Pushtetin lokal që do të mbahen me 30 Qershortë këtij viti, duket se do të orientohen nga një garë që do të ketë më shumë se dy parti politike. Janë deri tani disa parti jo parlamentare që kanë deklaruar se do të dalin të vetme në zgjedhjet lokale me kandidatet e tyre për kryetare Bashkie. Pas Partise Agrare Ambientaliste te drejtuar nga AgronDuka, një tjetër parti e ka nisur rrugen për të dalë e vetme. Partia Aleanca Demokristiane deklaroi, nëpërmjet Kryetarit të saj ambasadorit Zef Bushati, se do të garojë me kandidatin e ADK për  kryetar në Bashkinë e Lezhës.  Kryetari i demokristianëve ZefBushati e ka zyrtarizuar si kandidaturë Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj partie, ish-deputetin Eduart Ndocaj.Përmes njoftimit të shpallur  në profilin e tij në Facebook, kreu i Aleancës Demokristiane, Zef Bushati, ka ndarë me 5000 miqtë e tij në FB këtë zhvillim jo të papritur, duke marrë pëlqime dhe mbështetje të gjerë nga qytetarët e shumtë, të cilët janë solidarizuar me kandidaturën e “kaubojsit” demokristian. Ndër komentet e shumta, të bëra pas shpalljes publike të kandidaturës së Ndocajt, të bie në sy mbështetja publike që bën në favor të kësaj kandidature te Aleances Demokristiane deputeti i Qarkut të Lezhës Gjetan Gjetani i cili shkruan se “do jetë në krah të Eduardit” në fushatën për Kryetar të Bashkisë Lezhë.

Nga PD-ja do të jetë Fran Frrokaj, kryetari aktual i bashkisë, kurse nga PS-ja flitet për deputetin Pjerin Ndreu.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?