Ish-deputeti Kokëdhima: Trump foli edhe për kastën sunduese shqiptare

Ish-deputeti, ish-sekretari i PS, ish-anëtari i Asambesë Koço Kokëdhima ka reaguar në lidhje me fjalimin e shkëlqyer të Presidentit Amerikan Donald Trump. Kokëdhima ka thumbuar Edi Ramën 

Statusi i Koço Kokëdhimës:

Rrugëtim të ndritur z.President Trump! Kam besuar çdo çast ne idetë, vizionin dhe fitoren tuaj, z.Trump. Kjo fitore madhështore dhe personaliteti Juaj i jashtëzakonshëm, mbush me shpresë jo vetëm zemrat e amerikanëve. Presidenti Trump tha: “Sot ne nuk po transferojmë thjesht pushtetin nga një parti në tjetrën, por ne po transferojmë pushtetin nga Washington D.C. dhe po ja kthejmë popullit amerikan. Nuk ka rëndësi cila parti kontrollon pushtetin, por nëse qeveria jonë kontrollohet nga populli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njëzet janari 2017 do të kujtohet si dita, kur populli u bë sundues i kombit përsëri. Njerëzit e harruar të vendit tonë nuk do të jenë më të tillë. Një komb ekziston për t’u shërbyer qytetarëve të vet!” Z.President Trump foli për të gjithë qytetarët e planetit, foli për të gjithë ata që kanë veshë, foli edhe për kastën sunduese të Shqipërisë! Të mësojmë nga Presidenti Trump!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?