Ish-deputetja e PD i përgjigjet Ramës për rrugën e Arbrit: Shikoni rrugën pa pamje 3D

Ish-deputetja e PD-së në Dibër, Dhurata Çupi ka publikuar në Facebook pamjet e rrugës së Arbrit, reale siç thotë ajo, dhe jo 3D siç i paraqet Rama.

Sipas saj, ndonëse e gjeti të nisur, Rama nuk mundi ta përfundonte këtë rrugë kaq shumë të pritur nga banorët e zonës dhe jo vetëm.

STATUSI I PLOTE
Rruga e Arbrit duhet të kishte mbaruar në mandatin e parë të Edi Ramës, por ai vazhdon të mashtrojë dibranët dhe qytetarët e tjerë me video 3D. Rruga nuk ka mbaruar, sepse Edi Rama është një kryeministër i dështuar, që për 8 vjet, nuk bëri asgjë për zonën e Dibrës. Rrugën e Arbrit e gjeti të nisur dhe jo vetëm nuk e ka mbaruar pas 8 vjetëve, por e ka mbidyfishuar vlerën e punimeve. Edi Rama nuk di të punojë, por vetëm të vjedhë me klientët e tij. Rruga e Arbrit është e destinuar të ndërtohet nga Partia Demokratike. Ne që e nisëm, ne do ta mbarojmë dhe paratë e vjedhura me tendera të fryrë do t’u kthehen qytetarëve!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?