Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ish-deputetja Nora Malaj humb njeriun e shtrenjtë: Mu përmbys toka dhe nuk marr dot frymë

Politikë E premte, 24 Prill 2020 09:45
Ish-deputetja Nora Malaj humb njeriun e shtrenjtë: Mu përmbys toka dhe nuk marr dot frymë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputetja Nora Malaj ka humbur njeriun më të shtrenjtë, nënën e saj.  Mësohet se e ëma,  Afroviti Dodani ka ndërruar jetën në spitalin e Durrësit, gjatë mesnatës së mbrëmshme.

Lajmin e ka bërë me dije Malaj në një status të ndjerë në facebook ku shkruan se dhimbja e humbjes së nënës është sikur toka përmbyset e ti nuk ke më fuqi të marrësh frymë.

Ajo ka falenderuar stafin e mjekëve të spitalit të Durrësit që u kujdesën për të ndërsa njofton se trupi i pajetë do të prehet në varrezat e Sharrës në Tiranë, pranë prindërve të vet.

Statusi i plotë në facebook: Më mbaruan fjalët sot për ty, o mami im e shtrenjte! As dora, as zemra dhe as shpirti nuk më bene të te them Lamtumirë o Nena Vita, e bukura e përjetshme, që tashmë ke marrë rrugëtimin tënd drejt Parajsës, duke na lënë pa fjalë, në trishtim dhe dhimbje të thellë!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Askush nuk mund ta mendonte që jeta, në ketë periudhë Karantine, do na provonte me kete dhimbje kaq të madhe, që nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër… Dhimbja e humbjes së nënës është sikur toka përmbyset e ti nuk ke më fuqi të marrësh frymë…

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kur iku babi, ndjeva se toka më lëvizi nga këmbët, e tani që ti o mami u nise drejt rrugtimit tend të fundit, ndjeva se më humbi shija e jetës.

… Sa dhimbje e trishtim teksa të shihja të intubuar  pas goditjes që të bëri ishemia dhe që luftoje pafund, po nuk ia dole…Eh, o Nena Vita…

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Askush nuk mund ta mendonte, që pikërisht sot, do të na lije dhe me buzëqeshjen tende hyjnore, ne ditët e bekuara të Pashkëve dhe të Ramazanit, more rrugëtimin drejt Parajses, për ti qenë dhe u bashkuar me babin.

Tashmë ti je nisur drejt rrugës së Parajses dhe bashkë me rrugëtimin tënd, na ke lënë prapa dhe mirësinë dhe imazhin tënd të shtrenjtë. Edhe kur shkove në spital, teksa të ngrinin me barrelë, fatin e pate që të të merrte ish-nxenesi yt, që me dashuri të tha: “Zysha ime e dashur, do të behesh mirë, se ti je e fortë dhe e zonja”. Nuk di cfarë të them, po ajo që ndjej në shpirt është dashuria me të cilën ti na edukove, jo vetem ne, femijeve te tu, po edhe nipërve e mbesave te tu. Ti rrezatoje mirësi dhe së bashku me babin për ju dhe ne ishte Shtepia e Zotit dhe e miqve!

Ndonese u lutem pa fund për ty, po ja që fati e deshi që në keto ditë të veshtira, në kete periudhë izolimi t’i të shkosh dhe të prehesh e qetë në shtëpinë e fundit, pranë prindërve të tu në Tiranë, duke na lënë pas mallin dhe dashurinë për ty. Do ta ndejmë mungesën tende, fjalet e tua, perqafimet e buzëqeshjen tende, o mami më e mirë në botë!

Në keto ditë, që ishin me të veshtirat e jetës sime, nuk gjej fjalë per te falenderuar miqtë dhe te afermit qe nuk rreshtën së pyetur për ty, shoqet dhe shokët e tu, të gjithë Policinë e Shtetit që ma lehtësojë mundësinë për të qenë pranë teje . Nuk kam fjalë për të falenderuar mjekët e Durresit, doktor Bilalin, Tanin, Eden, Ridin, Ajtanken, drejtoresh Dirin, po nje falenderim e mirenjohje te vecantë të gjithë personelir ndihmes mjeke e infermiere e sanitare të repartit te Reanimacionit, pa të ciët nuk do ia kisha dalë dot dhe nuk do ta kishim perballuar dot kete situatë…

Faleminderit Avni Cuni dhe mirënjohje për gjithçka ke bere për Nena Vitën, Faleminderit Ajtanka, Luli dhe Vera.

Sot e ndjej se rrugtimi yt do të jete drejt babit, që po të pret me krahë hapur për ta bere te lehtë portën per ne Parajsë… Ti ike dhe buzëqeshja jote t’u stampos në buzë… Ti ike dhe sytë i mbajte te Dritani, që edhe në çastin e fundit nuk ta lëshoi dorën dhe të ndenji te koka. Ti teksa përgatiteshe për të ikur, i shtrengoje dorën Veronikes mbesës tende te preferuar… Ti ike po mua me mbylle një derë të madhe  dhe boshllekun tend nuk do ma zevendesoj njeri… Do me mungosh shumë o Ma!

Faleminderit të gjithëve dhe ju mirëkuptoj që të gjithë sot jeni shpirtërisht me të për ta përcjelle ne banesën e fundit, ndonëse e keni te pamundur nga situata ku ndodhemi!! Ne fund.. per ty nuk ka fund.. qofsh e Parajsës dhe u prehsh në Paqe!!!

Të dua shumeeeeeeee o Mami im e shtrenjtë!! Dhe po të rrojë dhe kur të vdes, kujtimi yt, dashuria per ty do te jetë gjithnjë në pafundësi! Se ti je dashuria pa kushte! Bekuar qofsh dhe u prehsh në Paqe!

P.S: Nena Vita u nda nga jeta ne ora 01 të nates në daten 24 Prill 2020 dhe percjellja për në banesën e fundit do të behet në ora 15.00 per ne banesën e Sharres në Tiranê. Nisja bëhet nga Spitali i Durresit. Jeni te gjithë të mirëkuptuar që kjo ceremoni mortore për kushtet ku jemi te respektohet me prezencen tuaj shpirtërore . Zoti e bekoftë dhe e pranoftë për në Parajsë!

Etiketat e lidhura

Nora Malaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 13 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 15 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.