Ish-deputetja: Nuk jemi në demokraci. Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet

Ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, ka komentuar shembjen e Teatrit Kombëtar.

Xhixho është shprehur se ky vendim është i padrejtë. Më tej, Xhixho deklaron se nuk u kuptua nxitimi i mazhorancës, sidomos në një situatë të jashtëzakonshme ku ndodhet vendi për shkak të pandemisë.

Ngjarja u shoqërua me skena dhune, me një terror të pajustifikuar”, u shpreh Xhixho, ndërsa shtoi se në ato protestë u shkelën hapur të drejtat e njeriut.

Më tej, Xhixho u shpreh se politika në Shqipëri ka nevojë për një hapje ndaj intelektualëve, për një frymë të re të rinisë që populli të zgjedhë i lirë, me votë të lirë. Gjithashtu theksoi se zgjidhja e vetme në këtë situatë janë vetëm zgjedhjet.

A do të bëni lëshime por hir të konsensusit?

Xhixho: Kemi pasur një vendimmarrje të BE, për 15 kushtet. Pa u plotësuar këto kushte ne nuk mund të fillojmë negociatat.

Opozita nuk ka marrë asnjë përgjigje për të gjitha propozimet e bëra për Reformën Zgjedhore. Nuk ka pasur asnjë moment reflektimi për të gjithë betejën e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këtu ka munguar vullneti politik i mazhorancës, e cila përdor paratë e krimit të organizuar./abcnews.al

SHKARKO APP