Ish-gruaja e Alfred Pezës: Çfarë dëshmova në prokurori, si ndihem kur e sulmojnë ish-kolegët

Flet për herë të parë ish-bashkëshortja e deputetit Alfred Peza, Adelina Toli, pas lajmit që ka qarkulluar ditën e djeshme lidhur me deklaratën e saj në prokurori. Disa media shkruajtën dje se ish-bashkëshortja e Pezës kishte pranuar t’i tregonte “të gjitha” me kusht që t’i ofrohej siguri djalit që ka me deputetin e PS-së.

Por një gjë e tillë përgënjeshtrohet tërësisht nga zonja Toli. Toli thotë se kurrë nuk e ka deklaruar një gjë të tillë dhe se të gjitha janë shpifje të ulëta.

Si një njohëse e medias, ish-gruaja e Pezës thotë se i vjen keq për “llumin” që është media sot, sipas saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Janë pikërisht ata që na kanë mësuar dikur gazetarinë ne, që shkruajnë gjëra të pavërteta sot. Unë jam shprehur e gatshme për t’ju përgjigjur çdo pyetje të Prokurorisë deri në fund të hetimit. Por kurrë nuk kam kërkuar sigurinë e tim biri. Nga çfarë është i rrezikuar im bir? Nga i ati?!! Kjo është tërësisht qesharake dhe absurde”, thotë për newsbomb.al ish-gruaja e deputetit socialist.

Swiss Digital Mobile Reklama

Toli thotë se me ish-bashkëshortin Peza ka raporte normale dhe pasi lexoi gjithçfarë ishte shkruar dje, ka komunikuar me të për t’i thënë se asgjë nga ato që qarkullon nuk është e vërtetë dhe se ajo s’ka thënë asnjëherë asgjë të tillë.

“Në fund të gjithçkaje, Fredi mbetet babai i tim biri. Është kaq e thjeshtë. Mua më vjen keq që janë pikërisht kolegët e tij ata që i janë hedhur sot të gjithë në sulm”, thotë Toli.

Lidhur me Vendimin e Gjykatës, ish-gruaja e deputetit thotë se është një vendim i para 7 viteve dhe që çdo gjë është e sqaruar tashmë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?