FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-Kongresmeni amerikan në çadrën e opozitës: Presidenca e Donald Trump është me ju

Në Çadrën e Lirisë pasditen e sotme ka qenë edhe një ish-kongresmen amerikan Bob McEwen dhe aktualist drejtues i Këshillit për Politikën Kombëtare.

Gjtatë fjalës së tij, ish-Kongresmen amerikan tha se Presidenca e Donald Trump është në mbështetje të opozitës shqiptare dhe gjithë protestuesve.

“Aleatët i besojnë Shqipërisë dhe kjo është arsyeja e shqetësimit tonë për çfarë po ndodh në Shqipëri. Presidenca e re e Trump dhe miqtë e Shqipërisë nëpër botë qëndrojnë në krahun tuaj sot”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bob McEwen përgëzoi gjithashtu protestuesit që prej 51 ditësh qëndrojnë në çadrën e opozitës duke kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne mbështetemi tek besimi i njerëzve. Është koha që ai të vijë në tavolinë të bashkohet me pjesën tjetër dhe të ushqejë besimin për një Shqipëri më të mirë. Nuk duhet të jetë thjesht çështje politike. Ndaj secilit nga ju dua t’i shpreh respektin për çka po bëni. Nëse ju nuk ndërmerrni këtë sfidë, kombi shqiptar vihet në rrezik. Ju po bëni atë që duhet bërë”, u shpreh ish-kongresmeni amerikan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?