Ish-ministri i Arsimit, Tafaj: Qeveria po godet shkollimin profesional

Nga Myqerem Tafaj

Qeveria po godet Shkollën e Mesme Profesionale Kamëz dhe po vret shpresën e fëmijëve të kësaj zone për shkollim profesional.

Miq, po shpërndaj një njoftim të Shkollës së Mesme Profesionale Kamëz për pranimet e nxënësve, për të treguar një veprim tërësisht arbitrar dhe arrogant të kësaj qeverie për kufizimin flagrant të së drejtës së nxënësve, për të vijuar arsimin e mesëm profesional.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ligji në fuqi nuk parashikon një kufizim të tillë absurd. Përse paskan të drejtë vetëm nxënësit që kanë notë mesatare mbi 8 të ndjekin degën e teknologjisë së informacionit apo të shërbimit social, ndërkohë që ato janë ndër profesionet më të kërkuara në tregun e punës? Po nxënësit 15-vjecar me notë më të ulët nuk paskan të drejtë të mësojnë një profesion, për t‘u punësuar dhe për të jetuar më mirë? Ku do të shkojnë këta nxënës nëse nuk pranohen në shkollën e mesme? T‘i drejtohen rrugës apo të largohen nga vendi? Apo ti drejtohen shkollave të mesme private, kur ndoshta familjet e tyre jetojnë me ndihmë ekonomike? Kjo është arrogancë dhe papërgjegjshmëri e skajshme e kësaj qeverie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kritere të tilla kufizuese për pranimet në arsimin profesional tregon se, premtimet e kësaj qeverie për nxitjen e të rinjve të ndjekin arsimin profesional. janë thjesht mashtrime për qytetarët.

Kjo vërtetohet edhe nga një vendim tjetër. arrogant dhe keqdashës, i kësaj qeverie për të mbyllur shumë degë të kerkuara nga tregu i punës si sekretari-administrim zyre, hoteleri- turizëm, ekonomi, etj., në këte shkollë, e cila është, aktualisht, shkolla më e madhe profesionale në vendin tonë dhe ndër më të kërkuarat nga nxënësit e Kamzës, Paskuqanit, Vorës, Kasharit, Fushë Krujës, Dajtit dhe disa fshatrave të Tiranës, pra nga një zonë me popullsi rreth 200 mijë banorë. Kjo shkollë ishte drejt mbylljes dhe kishte vetëm rreth 200 nxënës në vitin 2005. Mbështetja e fuqishme nga qeveria në bashkëpunim me partnerët e huaj, bëri që shkolla të kishte rreth 1300 nxënës në vitin shkollor 2012-2013. Kujtoj këtu, që kjo është e para shkollë e mesme profesionale, sëcilës i është miratuar nga Qeveria Berisha, në vitin 2013, edhe statusi e Qendrës Shumëfunksionale të Arsimit dhe Formimit Profesional, pra që ka të drejtë të ofrojë edhe kurse të shkurtëra të formimit profesional për punëkërkues të moshave të ndryshme. Kjo shkollë mbështetet, që nga viti 2010, nga Qeveria Gjermane. Gjithashtu, BE ka ndërtuar në vitin 2012 një godinë të re të standardeve europiane për këtë shkollë.

Përse po goditet kjo shkollë? Kush është i interesuar të dobësohet kjo shkollë? Përse u kufizohet qindra vajzave dhe djemve 15-vjecarë të kësaj zone, e drejta themelore kushtetuese për shkollim të mesëm profesional? Mos vallë kjo qeveri i konsideron fëmijet e kësaj zone si qytetarë të dorës së dytë dhe u kufizon atyre të drejtën e shkollimit të mesëm?

I bëj thirrje Bordit dhe Këshillit të Mësuesve të kësaj shkolle të kundërshtojnë zbatimin e këtyre vendimeve diskriminuese dhe shkatërruese për këtë shkollë dhe të mbrojnë, me vendosmëri. interesat e nxënësve që kërkojnë të regjistrohen në këtë shkollë.

Shkolla Profesionale Kamëz

22 Std. ·

Regjistrimet në Shkollën e mesme Profesionale Kamëz vazhdojnë:

Teknologji Informimi dhe Komunikimi – mesatarja 8.5

Shërbim Social Shëndetësor – mesatarja 8

Shërbim Mjetesh Transporti – mesatarja 7

Hoteleri Turizëm – mestarja 7

Bujqësi – 6

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?