Ish-ministri i PS, Elmaz Sherifi: “Pushteti qëllim, apo mjet për arritjen e qëllimit”?

Nga Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS

“Pushteti qëllim, apo mjet per arritjen e qellimit” ?
Pyetja buron nga filozofia e Ramës, për pushtetin në “rrëfimin” e tij në “Opinion”, ashtu si Baton Haxhiu propagandon, se Rama është kryeministri më i mirë në historinë e Shqipërisë.
Përse e ripersërit Batoni këtë tezë? Sepse e thotë vetë Rama, Batoni është vetëm “zëdhënes” i tij. Jemi para zgjedhjeve, prandaj kjo tëzë do të jetë “himni fushatës”.
Pyetja më e drejte, mund të ishte, mbi cilën teori të institucioneve politike, metodë, kriterë a instrumente bëhet krahasimi?
Teoria, metoda dhe instrumentet e tyre të krahasimit, nuk bazohen aspak në teorinë e institucioneve politike të shtetit të së drejtës, as në jurisprudencën e së drejtës, sepse ato nuk i njohin, pasi nuk i kanë lexuar ndonjëherë, ato janë “Sui Generis”, fryt i fantazisë së deformuar për imitimin e qeverisjes autokratike, që pushtetin ekzekutiv nuk e vlerëson, si një nga pushtetet e shtetit, por si qëllim për mbajtjen e pushtetit.
Filozofinë e vet politike, Rama e sqaroi kur ishte te “Opinion”. Pyetjes së Fevziut, se si e vlerësonte pushtetin, pra, funksionin që kryen, pushtetin ekzekutiv, ai spjegoi çuditshëm për një kryeministër. Sipas tij, pushteti, shikohej, si qëllim dhe si mjet.
Sipas tij paraardhësit e kanë parë si mjet. Rama e shikon si qëllim.
Kjo tezë nuk përputhet aspak me teoritë politike institucionale të shtetit modern, as me realitet para tij. Mesa kuptohet ai ka dëgjuar për teorinë e Breshtajnit, për justifikimin e çdo mjeti për arritjen e qëllimit, por kjo filozofi nuk ka asnjë përputhje me detyrimin kushtetues të kryeministrit, i cili sipas kushtetutës kryeson e përfaqeson këshillin e ministrave, që në shtetin e së drejtës ushtron vetëm pushtetin ekzekutiv, e nuk duhet të këtë qellime, si e koncepton Rama, sepse qëllimet janë të shumta, si është edhe përdorimi i çdo mjeti antikushtetues e antiligjor për mbajtjen e pushtetit.
Shembujt janë aq të shumtë për ta vërtetuar qëllimin e Ramës, sa nuk mund të përshkruhen në një shkrim, po le të mundohemi të japim disa shembuj, se cilat janë modelet krahasuese për “kryeministerin më të mirë”.
Batoni ka si argument aftesinë e tij për të rrefyer bukur. Rama ka kriteret e veta. Si ka deklaruar e ripërsëritur, deri në marri, se si ka bërë nëpër Shqipëri, më shumë kilometra, se të gjithë kryeministrat, prej Ismail Qemalit? Ky është kriter?
Po, është e vërtetë ai nuk qëndron në zyrë për kryerjen e funksionit. Edhe kur ulet e diskuton me ministrat, si tha vetë e u panë mjetet edhe mbi tavoline, ai dëgjon duke zhgarravitur krijimet e tij.
A nuk është kryeministri, që ka acaruar marrëdhenjet, me ish-kryeministrat dhe institucionet e Kosovës. Sepse sa shkoi ne parlamentin e ligjëroi, hodhi idenë e bashkimit kombëtar duke nënkuptuar se ai do të ishte presidenti? Po e ka bërë, si askush nga paraardhësit.
A nuk ishte mbështetësi me i flaktë i tezës se duhej marrëveshje me Serbinë, duke dhuruar territoret shqiptare? Por kjo është transmetuar edhe në disa media televizive, duke treguar e diskutuar mbi hartat që i shpjegonte aq bukur Batoni.
Po, kjo është e vërtetë dhe ka të drejtë të “krenohet” pasi ua ka kaluar të gjithë paraardhësve.
A nuk vendosi dje Këshilli i Shtetit ne Greqi, që të zgjerojë ujërat territoriale 12 milje, nga 6 milje? Po, kjo u dha nga disa media greke, duke pretenduar se është premtim i Ramës, dhe Rama nuk po e përgënjeshtron?
A nuk po largohen me qindra mijë të rinj nga Shqipëria, si kurrë më parë? Po është e vërtetë dhe merita i takon kryeministrit.
A nuk është e vërtetë, se e gjithë pasuria publike po privatizohet dhe koncesionet me PPP po ia marrin frymën ekonomisë së Shqipërisë? Këtë realitet kryeministri e propagandon si meritë të tij.
A nuk është e vërtetë se borxhi publik i Shqipërisë është më i larti në historinë e 30 vjeteve?
Po këtë e pohojnë me shqetësim të gjitha institucionet ndërkombëtare, vetëm kryeministri lëvdohet.
A nuk është e vërtetë se varfëria e shqiptarëve është rritur frikshëm, krahas pasurimit absolut të 5 për qind të shoqërisë, si në asnjë vend Ballkanik? Këtë e theksojnë të gjitha institucionet ndërkombëtare, veç qeveritarëve.
A nuk janë rritur taksat e tatimet me galop, duke mos ofruar shërbime? Pyetni çdo shqiptar, veç militantëve fanatikë.
A nuk përdoret dhuna ndaj gazetarëve e kritikëve të qeverisë? Lexoni raportet ndërkombëtare e sidomos opinionin e Komisionit të Venecias dhe Këshillit të Europës, të cilat kërkojnë mosmiratimin e ligjit të censurës mediatike.
A nuk është e vërtetë se nuk mbahen premtimet e pafundme të Ramës?
Le të jepen kronikat nga televizionet e bëni krahasimet. Këtë po e bëjnë më mirë rrjetet sociale, prandaj kërkohet të bëhet ligj për të dënuar këdo që bën “meme” në rrjetet sociale.
A nuk është e vërtetë se përherë të parë një kryeministër krijoi një media ERTV, për të propaganduar nga mëngjesi deri në mbrëmje vizitat e kryeministrit në kantjerë të pambyllura në 7 vjet e 8 muaj dhe që shpërndan tapi e jep çelësa për disa familje, kur mijëra të tjera familje jetojnë në çadra? Flet realiteti.
Mund të jepnim shembuj pafundësisht. Por themelore në një qeverisje janë funksionimi i instucioneve demokratike.
Shqipëria është me një Kuvend të Sajuar, nga më të akuzuarit e më qesharakët ne 30 vjet, me një qeveri me ministra të akuzuar, që nuk bëjnë politika, por transmentojnë urdhra, dhe pa pushtet gjyqësor jemi ende, se nuk është plotësuar Gjykata e Lartë e për rrjedhojë nuk plotësohet as Gjykata Kushtetutese me 9 anëtarë.
Shqipëria për herë të parë ne 30 vjet qeverisjen vendore e ka njësuar me qeverisjen e këshillave popullore të rretheve dhe komitetet ekzekutive të saj.
Kryeministri ka qëllim mbajtjen e pushtetit, prandaj nuk e do opozitën e denigron atë, e krijon atë, dhe si instrument përdor parlamentin, partinë dhe grupet e interesave që kanë fituar lirinë më kanabizimin e Shqipërisë.
Me gjithë këto arritje, a nuk është më i miri? Ke të drejtë Baton!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?