FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-ministri i PS, Elmaz Sherifi: Socialistët janë akoma në gjumë!

Nga Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS

Socialisti Musa, zëvendësohet nga Musai i opozitës së opozitës” !
Socialistët janë akoma në gjumë!
Në statusin e disa ditëve më parë për propagandën e “deputetit që duam”, paralajmëroja: Nuk kanë parë gjë akoma brenda oborrit. Në ditët që vijnë gjendja do të bëhet edhe më e rëndë.
Mbrëmë u shpall lista e deputetëve të “PS”. Spastrimi ishte i qartë. Shumë nga socialistët u vendosën në zonën humbëse të listës, disa u fshinë fare nga lista.
Socialisti Musa Ulqini u zëvendësua nga Musai i “opozitës së opozitës”. Akademiku Anastas Angjeli u zëvendësua nga Enveri i “opozitës së opozitës”.
Disa u vetëtërhoqën se e kuptuan që do te ishin në vendet humbëse.
Tani PS është shkrirë me “Rilindjen”.
Komandanti ua dha ultimatumin, që kur emëronte deputetë, para vendimit të asaj që quhet kryesi. Dua 88 mandate. Më 2017 kur opozita s’kishte dalë ala nga çadra, mori 67. Pas katër vjetëve të rrumpallë qeverisjes propagandon se do “dy teta Karro”.
Spastrimin e bëri me “fshesë të hekurt” që në opozitë të mos i ketë “ferrë nëpër këmbë”, ata që mund t’i kërkojnë dorëheqjen.
Vazhdoni e i thurni lavde “kryeheroit”!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?