Ish-nënkryetari i FRPD zbulon planin: Basha po mbledh firmat për 18 dhjetorin
Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha thotë se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po mbledh firmat për konfirmimet në Kuvendin e shpallur prej tij më 18 dhjetor.
Hoxha iu kërkon demokratëve të “Foltores” që të kenë kujdes dhe të mos e firmosin këtë formular.
“George Soros paska përgatitur një ftesë për antiKuvendin e 11 dhjetorit. Ju lutem, sqaroni demokratët, se ky formular nuk ka asnjë lidhje me ne. Aty firmoset për vulën e Lulit dhe për një PD humbëse. Më 11 dhjetor merr fund kolaterali i Lulit për PPP e Ramës”.