Ish-presidenti Nishani flet për ndryshimin e kufijve: Do të ishte një investimi i rrezikshëm

Në ditën e dytë të Samitit Global të Paqes për Europën Juglindore që po mbahet në Tiranë, ish-presidenti Bujar Nishani gjatë fjalës së tij foli për ndryshimin e kufijve midis Kosvës dhe Serbisë.

Nishani deklaroi se do të ishte një investimi i rrezikshëm për Rajonin, por edhe më tej.

Do të ishte investimi më i keq dhe i rrezikshëm jo vetëm për prespektivën e rajonit por edhe më tej. Historia ka një realitet që nuk ka asnjë vend pa minoritete. A do ishte e mundur që të përcaktoheshin territoret në bazë të arnive? Kjo është e pamundur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj duhet komunikim, reflektim dhe marrëveshje të gjithëpranueshme. Duke mbajtur të gjallë frymën e bashkëpunimit, respektit reciprok, do të vijmë besoj në një zgjidhje të përbashkët. Do doja të theksoja se demokracia mbeten në gjykimin tim çelsi i suksesit në sfidat para nesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu duke ruajtur demokracinë kemi krijuar mekanizmin e duhur ku institucionet funksionojnë dhe modelet perëndimore të funksionojnë edhe në Europën Juglindore.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?