Ish-Presidenti Trump jashtë rrezikut, pas incidentit në Pensilvani

Një zëdhënës tha se ish-presidenti Donald Trump është jashtë rrezikut, pas një incidenti të shtunën në mbrëmje ndërsa po fliste në një tubim në Batlër të shtetit të Pensilvanisë.

Në veshin e majtë dhe në fytyrën e ish-presidentit dukeshin shenja gjaku pas atyre që u dukën se ishin të shtëna e që vinin nga një drejtim i panjohur. Nuk ishte e qartë se çfarë ndodhi, por zoti Trump fillimisht u pa të ulej në tokë, ndërkohë që agjentët e shërbimit të sekret nxituan për ta ngritur dhe larguar menjëherë nga podiumi.

Kur po largohej, ai ngriti një grusht drejt turmës, e cila thërriste: “SHBA, SHBA”.

Gunshots at Former President Trump's Rally

Incidenti vjen pas një dite të ngjeshur fushatash për zotin Trump dhe ish-Presidentin Joe Biden në garën presidenciale të 2024-ës.

Zyrtarët e fushatës së ish-presidentit Donald Trump thanë në një deklaratë se ai ishte mirë me shëndet.

SHKARKO APP