Ishte ulur në krah të ministres, Spiropali rrëfen “frikën” dhe përmend Berishën
Spërkatja ndaj Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, me salcë, përtej një veprimi që analizohet nga të tjerë, video dhe foto me salcë, pushtoi rrjetet sociale. Në krah të Ministres, ka qenë dhe Sekretarja për Rininë në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali.
Ajo ka rrëfyer ngjarjen dhe ndjesitë personale që përjetoi nga ky xhest. Në një postim në “Facebook”, që e titullon: “As në kanun nuk lejohej t’i zije pritë një gruaje”, Spiropali e quan veprimin e studentes si një dhunë të pastër.
Për vajzën që qëlloi Linditën, Spiropali e ka cilësuar si një kamikaze që nuk i përket asnjë feje, asnjë krahine, asnjë ideje, po vetëm një celule që e përdori për show.
Më tej ajo ka shtuar se ajo mund të falet, se është një e mjerë që s’di se ç’bën, edhe më e pështirë është mbështetja që një burrë zamani. Lidhur me këtë, Spiropali faqëson ish-Kryeministrin Berisha, ku e quan, malësor antishtet, antiligj dhe antikanun, njëfarë Sali Berisha, i bën një pafytyrësie të tillë.
Postimi në “Facebook” i Elisa Spiropalit
AS NE KANUN NUK LEJOHEJ T’I ZIJE PRITË NJË GRUAJE
Isha e pranishme dhe s’jam ndjerë kurrë më keq! Kjo nuk është as shaka, as protestë, po quhet dhunë. Një dhunë e pashembullt prej njerezish të pabesë që zënë pritë dhe qëllojnë pas shpine, ndërkohe që as në Kanun nuk lejohej t’i bëje pritë një gruaje! Dhe nëse ajo vajza që qëlloi Linditën si një kamikaze që nuk i përket asnjë feje, asnjë krahine, asnjë ideje, po vetëm një celule që e përdori për show, mund të falet, se është një e mjerë që s’di se ç’bën, edhe më e pështirë është mbështetja që një burrë zamani, malësor antishtet, antiligj dhe antikanun, njëfarë Sali Berisha, i bën një pafytyrësie të tillë! Kjo është për fat të keq opozita që kemi, një çetë njerëzish të dëshpëruar që bëjnë gjëra të dëshpëruara!
KOHA JONË SONDAZH

