Islami: Apel, vendi është në rrezik
Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami, situatën e cila ka vënë në pikëpyetje miratimin e reformës sot, ka reaguar në një postim në facebook, duke u shprehur se Kryeministri Rama po përgatit një skenar ogurzi për vendin dhe shqiptarët.
Ai e ka cilësuar situatën, si në prag të një krize politike, kushtetuese, dhe ekonomike. “Opozita po lufton maksimalisht për të çmontuar këtë skenar dhe shmangur kurthin qe i janë ngritur asaj dhe vendit”,- është shprehur Islami.
Më tej deputeti demokrat ka shtuar se: “Opozita kërkon me insistim miratimin me konsensus te reformës në drejtësi bazuar ne modelin e kompromisit te djeshem te pershendetur nga Merkel, Nuland, Hahn e te tjere. Kjo është rruga e drejte…dhe qe shmang krizen. Rama dhe klientela e tij kerkojne ta minojne konsensusin dhe te provokojne edhe nje here opoziten e eventualisht edhe aleatin kryesor per hedhur ne ere reformen…pra qellimi eshte te hedhin ne ere reformen se pas ketij deshtimi fshihet nje skenar ogurzi per vendin”,– ka deklaruar Kastriot Islami.
Në pikëpyetje është nëse do të sigurohen votat për kalimin e ndryshimeve kushtetuese që janë paraqitur në draftin i cili është në kuvend, ku pritet votimi. Por deputeti demokrat është ndalur në pikën se Rama sipas tij po planifikon tinëzisht të sigurojë 71 vota për të çuar vendin në zgjedhjen nën drejtimin e tij dhe pa bërë asnjë përgatitje për zgjedhjet.
Kastriot Islami ka pohuar se po tentohen të blihen votat e deputetëve.
KOHA JONË SONDAZH

