Islami: Bushati ofendoi anëtarët e komisionit
Gjatë mbledhjes tek Komisioni i Jashtëm, deputeti demokrat Kastriot Islami dhe deputeti Bumçi e kanë akuzuar Bushatin se ka futur në krizë edhe marrëdhëniet me Kosovën. Shkak i fyerjes ka qënë deklarata e Bushatit, i cili tha se nuk mund të flitet që të jepet 30% e buxhetit për dikasterin e tij. Kjo solli dhe reagimin e ashpër të Islamit.
“Ti je një rrugaç, nuk duhet të jesh ministër. Flet me gjuhë rrugaçësh”- i ka thënë Islami, Bushatit. Pas tij, ministri Bushati ka kërkuar që ndaj deputetit të merren masa. “të merren masa për gjuhën e përdorur nga Islami”-ka thënë ai.
Por në një reagim në rrjetin social, Islami ka shpjeguar se si qëndron situata e cila shpërtheu me fjalor fyes. Sipas tij, deputetet e opozites e te tjere, me seriozitet e pergjegjesi, bene pyetje dhe komente per ceshtjet e buxhetit 2017. E që sipas tij, ka qenë “Ministri Bushati, ai i cili me arrogance e fodullek, dhe me nje gjuhe cinike e fyese, jo vetem s’diskutoi per asnje nga ceshtjet e buxhetit por kerkonte te ofendonte te gjithe deputetet qe folen dhe vecanerisht ata te opozites”.
“Ndonese perpiqej te ruante tonin e qete, ne panik dhe i tronditur, gjuha e tij ishte tipike e nje njeriu te rruges, e nje fodulli perfaqesues te trashegimise te vjeter dhe e nje arroganti tipik per nje rregjim te interesave te oligarkise, korrupsionit dhe krimit…Gjuhe tipike per individ qe do ti shkonte per shtat cilesori “gjuhe prej rrugaci”…aq me teper qe po fliste ne komisionin e jashtem dhe me deputete qe kane mbajtur postin e ministrit te jashtem”, shprehet deputeti demokrat.
Sipas tij, nuk ishte asnje nga deputetet e komisionit te jashtem, dhe vecanerisht asnje nga deputetet e opozites qe ofenduan por ishte Ditmir Bushati qe ofendoi dhe fyu anetaret e komisionit dhe vecanerisht deputetet e opozites. “Kjo erdhi edhe per shkak te drejtimit imparcial te mbledhjes nga Arta Dade qe iu bashkua sjelljes se tij”, shpjegon më tej dputeti Kastriot Islami.
KOHA JONË SONDAZH

