Islami: Rama e përdor Reformën Zgjedhore për diversion ndaj opozitës

Ish-deputeti i PD-së, Kastriot Islami, thotë se kryeministri Edi Rama e përdor Reformën Zgjedhore për diversion ndaj opozitës. Ai thekson se për këtë reformë mungon vullneti politik dhe nuk mund të diskutosh për përmbajtjen pasi dështimi është i garantuar.

“Nuk dua të flasë për gjëra konkrete, pasi më duket ende të papjekura për t’u hedhur në tavolinë. Po nuk u ndërtua një proces i duhur për të shkuar të shqyrtimi i përmbajtjes, dështimi është i garantuar. Për të ndërtuar një proces që çon te shqyrtimi i përmbajtjes, duhet së pari vullneti politik, të cilin mazhoranca nuk e ka. Rama nuk kërkon të kryejë një reformë zgjedhore, por e përdor atë si një mekanizëm politik kundër opozitës. Më saktë, ai e përdor atë për diversion ndaj opozitës, në një opozitë që është Brenda dhe një opozitë që është jashtë parlamentit. E dyta, është ndërtimi i besimit reciprok. Nëse kjo nuk arrihet, më pas edhe me një vullnet të mirë nuk mund të garantosh sukses në shqyrtimin e përmbajtjes. Rama provokon, duke thënë se unë jam djalë i mirë dhe këta janë djem të këqij”, tha Islami në ”A2Cnn”.

Më tej, ai u pyet edhe për ndikimet e shteteve të tjera në vendin tonë, duke deklaruar se modeli i Ramës e bën vulnerabël vendin. ”Një shtet nëse do të zvogëlojë tentativat që mund të kenë faktorët e tjerë për të ndërhyrë, atëherë duhet të jetë sa më demokratik. Një vend që është i korruptuar në mënyrë shumë të rëndë, në një vend ku lidhjet e Ramës janë të qëllimshme dhe të plota thjesht për qëllime personale, të gjitha këto krijojnë një demokraci të dobët dhe ndikon edhe te ndikimi nga shtetet e tjera. Kjo është një lojë e hapur gjeopolitike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?