Ismail Kadare urim të veçantë për bashkëshorten: Helena, njeriu që më dha gjithë gëzimet e kësaj bote

Në 78-vjetorin Helena Kadare, bashkëshorti i saj, shkrimtari i mirënjohur botërisht, Ismail Kadare, ka dhënë një mesazh urimi. Studiuesja Alda Bardhyli ka marrë një mesazh prej tij.

Kadare e cilëson bashkëshorten e tij njeriun më të rëndësishëm të jetës dhe thotë se edhe pse shkrimtar, nuk mund ta përcaktojë me fjalë marrëdhënien dhe ndjenjën për të shoqen, sepse siç shprehet, për gjerat e mëdha nuk ka përcaktime.

Pyetjes se “Çfarë është Helena për ju?”, shkrimtari i madh i përgjigjet: “Është gruaja më e afërt e imja në këtë botë. Kështu ka qenë që në fillim të njohjes sonë, e deri tani në mbarim, në këtë pjesë të fundit të jetës. Njeriu më i afërt, që më ka dhënë gjithë gëzimet e kësaj bote, ndaj së cilës ndihem i detyruar për gjithçka. Shumë e vështirë të gjej një fjalë, që përkufizon gjithë lidhjen tonë. Zakonisht për gjërat e bukura të kësaj bote, gjërat e mëdha, gjërat e përjetshme, nuk i përkufizon dot, nuk e durojnë dot përcaktimin në fjalë gjuhësore. Prandaj nuk do ta merrja përsipër një aventurë të tillë”.

SHKARKO APP