Izraeli thotë se ka gjetur kurën 100% të suksesshme ndaj koronavirusit

E gjithë bota po punon për të gjetur ilaçin kundër koronavirusit. Në SHBA, Kanada, Gjermani, Japoni, Francë, Itali, Zvicër, Izrael, Spanjë, Australi, etj po punojnë ekipe shkencëtarësh dhe mjekësh për këtë ilaç shpëtues.

Por ilaçi izraelit kundër koronavirusit raportohet se ka 100% sukses edhe në mesin e pacientëve me sëmundje të rëndë.

Ai po testohet në Shtetet e Bashkuara për herë të parë.

Pluristem Therapeutics Inc, një kompani bioteknologjike me qendër në Haifa / Izrael, raportoi se shtatë pacientë që ishin në rrezik të lartë për vdekje, për shkak të problemeve me frymëmarrje, dëmtimit të organeve, duke përfshirë zemrën dhe dëmtimin e veshkave, mbijetuan pas marrjes së këtij mjekimi.

Shtatë pacientët u trajtuan me qelizat alogjenike të zgjeruara të pluritit (PLX) të Pluristemit.

Në thelb, këto qeliza mund të shtypin ose mbrojnë potencialisht aktivizimin e rrezikshëm të imunitetit, që shkakton vdekjen në shumë pacientë me koronavirus. Tani, një pacient në gjendje kritike me COVID-19 në SHBA, është trajtuar me terapi qelizore PLX në Holy Name Medical Center në New Jersey. Rezultatet e trajtimit nuk janë publikuar ende, raporton Telegrafi.

Pluristem Therapeutics, përdor placentat për të rritur qelizat e zgjuara dhe i programon ato, për të sekretuar proteina terapeutike në trupat e njerëzve të sëmurë.

Drejtori i kompanisë, Yaky Yanay tha të enjten se një testim do të vijë së shpejti dhe, pasi të zhvillohet, ai shpreson që “miratimi mund të jetë shumë i shpejtë.” “Pas marrjes së dritës së gjelbër nga rregullatorët”, tha ai, “sasi masive të trajtimit mund të përgatiten”. “Ne mund të prodhojmë qeliza për të trajtuar mijëra pacientë shumë shpejt,” tha Yaky Yanay.

Trajtimi përbëhet nga doza 15-mililitër të qelizave – të njohura si qeliza Expanded Pacental – të administruara në injeksione të thjeshta ndër muskulore. Pasi futen në trup, Yanay tha që qelizat bëhen si “një fabrikë e vogël që gjeneron proteina terapeutike”.

Ai shpjegoi: “Shumica e ilaçeve që ne njohim administrohen në sasinë që na nevojiten, por ky është një ilaç që mund të ndiejë mjedisin e trupit të njeriut dhe bazuar në sinjalet që qelizat marrin nga trupi, ato sekretojnë proteina terapeutike që shtyjnë trupi drejt rigjenerimit”.

Qelizat sekretojnë dy lloje të proteinave. Njëra zvogëlon inflamacionin, tjetra është rregullator i sistemit imunitar. Yanay shpreson që këto të ashtuquajtura proteina të imuno-modulimit, mund të ndikojnë sistemin imunitar.

“Ata ndalojnë trupin të sulmojë organet e veta, duke bërë që qelizat e placentës të sekretojnë faktorët imuno-modulues, në thelb duke çlodhur sistemin imunitar, pasi proteinat e tjera zvogëlojnë inflamacionin”, tha Yanay.

I gjithë njerëzimi po rri me sy e veshë nga gjetja e këtij ilaçi kundër koronavirusit që po merr jetë dhe ka mbyllur botën brenda në shtëpi.

Me gjithë këtë nivel shkence botërore dhe këtë impenjim do të gjëndet ilaçi, patjetër, dhe shumë shpejt. Nga 7.7 miliardë njerëz në planetin Tokë do dalë ndonjë shpëtimtar i njerëzimit, edhe në këtë pandemi.

SHKARKO APP