Izraeli shemb ndërtesën e dy mediave të njohura, banorët që jetonin aty u paralajmëruan
Ndërtesa, e cila strehon zyrat e mediave botërore në Rripin e Gazës, përfshirë Al Jazeera, u godit nga një sulm ajror izraelit që e shkatërroi plotësisht atë.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse kishte viktima në sulm. Fotografitë treguan që ndërtesa po rrëzohej pasi u bombardua ndërsa pluhuri dhe mbeturinat fluturonin në ajër.
“Unë kam punuar këtu për 11 vjet. Kam mbuluar shumë ngjarje nga kjo ndërtesë, tani gjithçka, në dy sekonda, thjesht është zhdukur”, tha gazetari i Al Jazeera, Safwat al-Kahlout.
Banorët e ndërtesës, i cili gjithashtu strehon zyrën e Associated Press, u paralajmëruan për sulmin një orë më parë. Ndërtesa gjithashtu strehonte disa apartamente dhe zyra të tjera.
Të paktën 139 njerëz janë vrarë në Gaza që nga e hëna, duke përfshirë 39 fëmijë dhe 22 gra. Tetë vetë u vranë në Izrael, duke përfshirë një djalë pesë vjeç dhe një ushtar.