“Ja 3 çështjet që kushtëzojnë hapjen e negociatave për Shqipërinë”

Ditën e mërkurë më 9 nëntor pritet që Komisioni Europian të publikojë raportin e përvitshëm për Shqipërinë në lidhje me hapjen e negociatave për në BE.

Një nga kushtet kyçe që të hapen negociatat ka qenë miratimi i reformës në drejtësi, ndërsa burimet nga eurodeputetë në Bruksel bëjnë me dije se çelja e negociatave do të kushtëzohet nga zbatimi i reformës në drejtësi.

Gjithashtu, procesi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vitin 2017 do të jetë një tjetër pikë kyçe dhe nën monitorimin e Brukselit, duke pasur në konsideratë shit/blerjet e votave në zgjedhjet e Dibrës nga mazhoranca. Në shumë raste opozita është ankuar specifikisht për të patur zgjedhje të lira në 2017 dhe të jenë nën mbikëqyrjen e rreptë të europianëve, pasi i frikësohet blerjeve të votave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fenomeni i kanabisit dhe shtimi i kultivimit të drogës përgjatë këtij viti është çështja e tretë që pritet të evidentohet në progres-raport, thonë burimet. Brukseli do të kërkojë më shumë informacion për t’u njohur me të dhënat e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto tre çështje, pra zbatimi i reformës në drejtësi, procesi i zgjedhjeve të lira në vitin 2017 dhe fenomeni i kultivimit të kanabisit pritet të kushtëzojnë çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian. /syri.net/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?