Ja akuzat direkte per Kokedhimen per rrembimin e tokave te pronareve te ligjshem!
Nga Sali Berisha.
Diten e enjte ne fjalen time ne parlament une denoncova karakterin strikt klientelist te ligjit te ri per Turizmin, i cili ne kundershtim me Kushtetuten e vendit autorizon pushtetin ti rrembej token privatit per t'ja dhene nje privati tjeter (natyrisht te veshur me pushtet). Per te ilustruar kete akt une ju referova edhe mesazhit me sms qe me dergoi qytetari Paskal Nesturi, te cilit Koço Kokedhima me makinerine zyrtare te fallsifikimit po i rrembente pronen e tij private Paskalit, qe sipas dokumentave te pakundershtueshme i takon atij. Por para se te lexoja sms une gabimisht ja atribova mesazhin ne fjale Plator Nesturit, gabim te cilin une e korrigjova gjate leximit te mesazhit te Paskalit.
Duke i kerkuar ndjese Platorit qe gabimi im i kushtoi nje interviste urgjente nga cakejte dhe papagajte e qeverise, denoj me ashpersine me te madhe kete akt hajduterie te paskrupullt te sivllaut te Edi Rames, Koço Kokedhima dhe po ju paraqes ketu me poshte te plote mesazhin qe me ka derguar Paskali. sb
"Pershendetje doktor.Jam Paskal Nesturi nga Vlora.Kur ne Parlament eshte ligji i ri per Turizmin, ju bej me dije se K. kokedhima po me rremben pronen nepermjet falsikimeve te institucioneve. Qarku Vl e Bashkia Himare bejne tender per investim publik ne taracen e Q Llogara duke falsifikuar me ane te Hipotekes sikur eshte prone shteterore kur me dokument hipotekor jam une pronar. Megjithe denoncimet ne Prok e Gjykate po nxitojne ta bejne fakt te kryer qe me pas tia bejne dhurate Kokedhimes. Do te deshiroja tju takoja pasi kam gjithe dokumentet per kete skandal".
KOHA JONË SONDAZH

