Ja çfarë thanë Tom Doshi dhe Mark Frroku në Prokurori

 

Relacioni i Prokurorisë për Parlamentin

Zbardhet dëshmia që kryqëzoi dy depuetët Tom Doshi dhe Mark Frroku. Në 5 faqe format prokuroret kanë arritur në konkluzin se akuza e Doshit për porositjen e vrasjes së tij nga kryetari i kuvendit është një inskenim. Sipas prokurorise ekziston dhe një video e dytë në shtëpinë e depuetetit Doshi , ku Durim Bami shfaqet duke u kërcënuar me armë në kokë për të dhënë dëshmin e rreme.

Frroku, thotë prokuroria, bashkë me Doshin, ka kërcënuar edhe Durim Bamin që të regjistrojnë videon që Doshi e ka shfaqur publikisht e ku 36 -vjeçari nga Fushë Kruja tregon se si do të paguhej për atentatin.

Kjo është një pjesë e relacionit që Prokuroria  e Përgjithshme i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë përmes të cilit kërkon dhënien e autorizimit për arrestimin e 2 deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Në këtë relacion prokuroria parashtron të gjitha provat dhe argumentat ligjorë ku sipas saj bazohet dhe akuza.

Ditën kur Tom Doshi lëshoi deklaratën për një komplot vrasje , policia ndaloi Durim Bamin, i dyshuari për kryerjen e vrasjes së mbetur në tentativë e funksionarëve publik.

Prokuroria thotë se në gusht të vitit të kaluar , Tom Doshi është vënë në dijeni nga Mark Frroku për organizimin e një vrasje ndaj tij dhe se për këtë eliminim ishin ofruar 500 mijë euro, një shtetasi që më vonë u identifikua si Durim Bami.

Hetuesit kanë provuar se ka qenë Mark Frroku ai që e ka njoftuar Tom Doshin për organizimin e atentatit kundër tij, edhe pse Frroku vazhdon ta mohojë këtë.

“Nga veprimet hetimore të mësipërme, pavarësisht qëndrimit mohues që mban shtetasi Mark Frroku në lidhje me faktin, ka rezultuar e provuar se shtetasi Mark Frroku është ai që ka informuar i pari shtetasin Tom Doshi se është vënë në dispozicion një shumë e konsiderueshme parash për persona të caktuar, të cilët po organizojnë eliminimin e tij fizik. Gjithashtu, shtetasi Mark Frroku ka bërë njohjen e shtetasit Tom Doshi me shtetasin Durim Bami, i prezantuar si personi i caktuar për të bërë ekzekutimin”

Edhe pse prokuroria pretendon se e ka zbardhur “çështjen Doshi”, hetimet e saj lënë shumë pyetje pa përgjigje.

Frroku rezulton të ketë kryer edhe filmimet në lokalin “Viva” të ish -kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, Fatjon Skënderit e Ylli Xhaxhollari. Në raportin e prokurorisë thuhet:

“Gjatë fazës së hetimit, shtetasi Tom doshi ka vënë në dispozicion të organeve të hetimit pamjet filmike të lokal “Viva” në Tiranë, me praninë e personave Fatjon Skënderi, Eugen Beci e ylli Xhaxhollari, të servirur këta si organizatorë të vrasjes së Tom doshit. Këto pamje filmike, Tom Doshit ia ka kopjuar së bashku me disa të dhëna të aktivitetit të biznesit të shetasit Mark Frroku, me anën e së cilës provon faktin se pikërisht ky është personi që ka iniciuar historinë e vrasjes së tij.”

Mark Frroku ka tentuar të dalë i larë nga kjo histori duke mohuar gjithçka: ka mohuar faktin se e ka njoftuar ai Doshin për atentatin, njohjen me Durim Bamin si dhe çdo dijeni për një plan të tillë. Por sipas prokurorisë, skenari mban firmën e Mark Frrokut.

“Nga të dhënat e hetimit të deritanishëm, provat që ka në dispozicion organi procedures, ka dyshime të arsyeshme që shtetasi Mark Frroku ka iniciuar krijimi e rrethanave të rreme për ekzistencën e veprës penale dhe ka bashkëpunuar me shtetasit Tom Doshi dhe Durim Bami për të bërë të besueshëm një fakt të tillë”,

Deputeti i mazhorancës dhe kryetari i PKD -së, sipas akuzës, është strumbullari i gjithë historisë. Këtë javë, Doshi e Frroku patën një takim, në të cilën folën për një biznes. Në disa media u tha se biznesi i tyre ka të bëjë me përfshirjen e emrit të Doshit në një garanci bankare.

Në këtë relacion , i cili pretendohet se është nxjerrë nga zyrat e parlamentit,  janë bërë publik edhe emrat e personave që kanë dëshmuar mbi personat e vënë nën akuzë e që për prokurorinë kjo përbëne një rrezik për ta. Një prej tyre është personi që ka parë përherë të fundit të takohen Durim Bamin, Tom Doshin dhe Mark Frrokun pak ditë përpara se ngjarja të bëhej publike.

3.7 Gjithashtu, dy nipërit e shtetasit Tom Doshi, Alfons Shpati dhe Angjelin Ograja, kanë pohuar para organit të Prokurorisë se ata e kanë parë shtetasin Mark Frroku në shoqërinë e të dyshuarit Durim Bami disa herë, në prani edhe të deputetit Tom Doshi. Po ashtu, shtetasi Angjelin Ograja ka shpjeguar se herën e fundit që e ka parë Durim Bamin në prani të Mark Frrokut dhe Tom Doshit, ka qenë nga fundi i muajit Shkurt 2015, në ambientet e Hotel “Sheraton”, disa ditë para se kjo ngjarje të bëhej publike. Ai shpjegon se pasi i dyshuari Durim Bami ka hyrë në hollin e këtij hoteli ka takuar dy deputetët, Mark Frroku dhe Tom Doshi.

Pritet që të hënën parlamenti të vendosë fatin për hetiemt e dy depueteve Doshi dhe Frroku.

SHKARKO APP