Ja çfarë thotë Ronaldo për trofeun

Lotët e Cristiano Ronaldos, kanë qenë për disa ditë në vëmendjen mediatike, kjo për faktin se nuk ishin vetëm njëherë, e mesa duket do të jenë imazh i rezistencës në finalen e “Euro 2016”. Në finalen e së dielës mbrëma në Paris, në të cilën Portugalia mposhti Francën 1:0 pas vazhdimeve, Ronaldo qau dy herë.

Herën e parë qau nga dëshpërimi kur u detyrua të lërë fushën në minutën e 24-t shkaku i lëndimit, kurse herën e dytë lotët e Ronaldos ishin të gëzimit. Ylli portugez arriti që në moshën 31-vjeçare të ngrejë trofeun e parë për Portugalinë, raporton DW.

Kjo nuk ishte finalja e parë e Portugalisë në evropian e as lotët e parë të Ronaldos. Portugezi edhe para 12 vjetësh kishte qarë. Atëbotë ishte 19 vjeç dhe nuk përballoi humbjen në finalen e “Euro 2004” nga Greqia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Portugalia që ishte organizatore e këtij evropiani u mposht 1:0 në Lisbonë. Për Ronaldon “Euro 2016” shihej si mundësia e fundit për të fituar ndonjë trofe me Portugalinë. Ai me Portugalinë ka debutuar në vitin 2003 dhe deri më tash ka shënuar 61 gola në 133 paraqitje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam shumë i lumtur. E kam kërkuar këtë trofe për një kohë shumë të gjatë, prej vitit 2004. E pata lutur Zotin edhe për një rast tjetër, pasi e kemi merituar. Kësaj here isha i pafat për shkak se u lëndova, por edhe pse nuk isha në fushë kam besuar në këta lojtarë”, është shprehur Ronaldo, duke shtuar se tashmë ka harruar dëshpërimin e vitit 2004.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?