FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ja çfarë vendosi grupi i PD

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka përfunduar mbledhjen e tejzgjatur ku u diskutua për bojkotin e opozitës.

Deputetët vendosën që t’ja lënë në dorë kryetarit Lulzim Basha përpjekjet për negociata pa u tërhequr nga vendimet që janë marrë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Burime brenda mbledhjes theksuan se shumica absolute e deputetëve janë të mendimit që të vazhdojë linja e fortë e ndjekur deri më tani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata thonë se nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër. Diskutuesit kanë përmendur edhe zgjedhjet e Dibrës, për të cilat u shprehën se ka pasur blerje masive të votës me paratë e drogës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ashtu dhe siç u pasqyrua më heret, në mbledhje pati nga ata zëra, si Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu që PD te hyje në zgjedhje.

Shumica e deputetëve janë për vijën e fortë të ndjekur deri tani. Sipas tyre s’mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën.

“Zgjedhjet në Dibër dhe droga, dhe përpjekjet që po bëhen aktualisht nga qeveria për të kapur votën kudo në çdo rreth tregon se Rama është i njëjti, asgjësues i votës”, janë shprehur deputetë të PD-së.

Kjo mbledhje erdhi fill pas reagimit të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani reagoi sot publikisht ku i kërkoi opozitës dhe maxhorancës që të ulen në një tryezë për zgjidhjen e krizës. Fill pas kësaj erdhi dhe përgjigja e Ramës, i cili pohoi se ishte pro dialogut, pavarësisht se thirrja e Nishanit ishte e vonuar. Ndërkohë, në një deklaratë të sajën, Koalicioni opozitar iu përgjigj pro ftesës për dialog.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?