Ja kush do jetë kandidati i PS për zgjedhjet në Kavajë
Klodjan Shehi do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për Kryetar të Kavajës zgjedhjet që do të më 7 Maj.
Kandidatura e Shehit, që është me detyrë nënkryetar i Bashkisë Kavajë, pritet të diskutohet sot në Asamblenë e PS, që do të mbajë punimet ditën e sotme.
Ky emër zyrtarizohet pas tërheqjes që bëri Silva Daja një ditë më parë.
Silva Daja, e shpallur nga kryesia e e degës së Partisë Socialiste në Kavajë, kandidate për bashkinë e këtij qyteti, pas shkarkimit të Elvis Rroshit, ka dhënë dorëheqjen nga gara, shkruan Shqiptarja.com.
Zgjedhjet në Kavajë priten të mbahen me 7 Maj por, PD dhe LSI deklaruan mospjesëmarrjen. LSI pretendoi se PS nuk është konsultuar për emrin e Dajës, njësoj si për Elvis Rroshin në 2015-ën.
KOHA JONË SONDAZH

