FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Jam i tronditur”, Rama i uron homologut sllovak shërim të shpejtë dhe një rikthim të jashtëzakonshëm

Kryeministri Edi Rama i uron homologut sllovak shërim të shpejtë nga atentati që iu bë sot nga një shkrimtar 71-vjeçar.

Rama teksa shprehur i tronditur, shkruan në një postim në X, se beson se Robert Fico i cili është në luftë me jetën në spital pasi ka marrë 3 goditje me plumba, do ketë një rikthim spektakolar pas kësaj ngjarje të rëndë.

”Jam thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi i makthshëm i sulmit ndaj kryeministrit të zgjedhur në mënyrë demokratike të Sllovakisë. Roberti është një i mbijetuar i fortë dhe një mik i dashur, dhe unë shpreh urimet e mia të përzemërta për një shërim të shpejtë dhe një rikthim të jashtëzakonshëm”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?