Jashtë listës për deputet, Dokle: Aman, mos më zëvëndësoni me një hajdut pulash
Dje partitë politike që janë regjistruar për zgjedhjet e 18 qershorit, publikuan listën e kandidatëve që do garojnë për tu marrë mandatin e deputetit. Supriza kishte, sidomos tek Partia Socialiste, ku figurat kryesore të kësaj force politike ndër vite nuk ishin në listë. Një ndër emrat e “përjashtuar” ishte edhe deputeti Namik Dokle, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar mbi këtë zgjedhje të kryeministrit. Dokle shkruan se pas 27 vitesh deputet, në vendin e tij do të ulet një deputet i ri, duke shtuar me nota humori që: “Vetë hajdut pulash të mos jetë!”.
REAGIMI I PLOTE
27 VJET…
Pas 27 vjetëve, pas 8 legjislaturave të pandërprera në Kuvendin e Shqipërisë, në vendin tim do të ulet një deputet i ri. E uroj përzemërsisht, cilido qoftë! (Vetëm “aman” hajdut pulash të mos jetë!) Pas 27 vjetëve, nga zemra më buron…
MIRENJOHJE për ata mijëra socialistë dhe njerëz të mirë pa dokumente partiake, që më kanë pritur zemërhapur, kanë ecur e punuar bashkë me mua dhe, në disa raste, kanë vënë edhe jetën e tyre në rrezik për të më mbrojtur nga falanga idiote politike.
ADMIRIM për deputetët e Grupit Socialist të viteve 1992-1997, të papërsëritshëm në përkushtim dhe idealizëm, me të cilët sollëm për herë të parë Partinë Socialiste në pushtet.
NDJESE për gjithë ata njerëz me halle e vështirësi në jetë, të cilët nuk munda, apo nuk dita, apo edhe nuk më lanë t’i ndihmoja, kur kishin nevojë.
PERULJE dhe pendesë për ata pak individë që rrallë… shumë, shumë rrallë mund t’i kem lënduar.
FALJE për ata pak individë që më kanë lënduar, edhe pse lëndimi “nuk harrohet kurrë”!
Dhe… përqafime për ju miqtë e fejsbukut!
KOHA JONË SONDAZH

