Jehonë në “Washington Post”: Pse studentët shqiptarë nuk i binden Ramës
Protesta e mijëra studentëve shqiptarë ka bërë jehonë edhe në mediat më të rëndësishme ndërkombëtare.
Pas agjencive AP, ANSA edhe gazetat amerikane si New York Times dhe “Washington Post” kanë shkruar për atë që po ndodh në Tiranë.
Prestigjiozja “Washington Post” shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama nuk arriti të bindë studentët protestues të universiteteve publike që të shkojnë të takohen me të dhe të bisedojnë për kërkesat e tyre.
“Duke mbajtur protestën para ministrisë së Arsimit, ata kanë kërkuar që të përmbushen kërkesat e tyre, janë 8 pika për të cilat kryeministri i sqaroi dje në një dalje Live në Facebook dhe ofroi zgjidhje duke ftuar studentët të shkojnë e të bisedojnë.
Washington Post shkruan se kërkesat e tyre janë: Përgjysmimi i tarifave, dyfishim i buxhetit për arsimin dhe prani më e madhe e studentëve në bordet vendimmarrëse.
Rama tha se qeveria është gati për dialog, por shtoi se bordet autonome të universitetit kanë autoritetin për të përmbushur ose refuzuar shumicën e kërkesave, duke përfshirë vendosjen e tarifës. Studentët u bëjnë thirrje partive politike të qëndrojnë larg protestës pasi ata kanë kauzën e tyre. Ata paralajmërojnë se do mbajnë grevë nëse u plotësohen kushtet.