Jetëshkrimi/Ja kush është ministri i ri Transporteve
Sokol Dervishaj është ministri i ri i Transporteve dhe Infrastrukturës. Emërimi i tij në këtë post u bë pas dorëheqjes së Edmind Haxhinastos.
Jetëshkimi i ministrit të ri:
Sokol Dervishaj është anëtar themelues dhe anëtar i Kryesisë i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ka ushtruar detyrën e Zv.Ministrit të Punëve të Jashtme, Zv.Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, si dhe ka qenë i zgjedhur Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Master në Studime Ndërkombëtare në “King’s College” (Londër), Studime Strategjike në Kolegjin Mbretëror Të Studimeve të Mbrojtjes (Londër), ka ndjekur Kursin e Nivelit të Lartë në Kolegjin Mbretëror të Shkencave Ushtarake (Britani e Madhe), Politika Publike në Shkollën e Qeverisjes të Universitetit të Harvardit.
Ka ndjekur Programin e Marrëdhënieve Trans-Atlantike të “German Marshall Fund” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe Programin e Lidershipit të Vizitorit Ndërkombëtar të Departamentit Amerikan të Shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

