Jo pjesë e listës së PS, deputetja i lë gazetarëve “këshillat e fundit”

Deputetja simpatike e PS-së, Esmeralda Shkjau, një ndër deputetet e reja dhe me energji pozitive ndaj medias, ka ndarë në Instagramin e saj një foto selfie me gazetarët, duke treguar raportin e mirë me ta. Duke i falenderuar këta të fundit për përkushtimin dhe punën, duket se deputeten e Durrësit e shqetëson puna që gazetarët po bëjnë ditët e fundit me lajmet mbi krizën politike.

Mësohet se deputetja nuk do të jetë në listën e PS-së, për zgjedhjet e reja. Lidhur me këtë, deputetja ka edhe disa “këshilla” për ta dhe për politikanët.

“Faleminderit për gjithë suportin dhe dashamirësinë e të gjithë gazetarëve. Vlerësoj sakrificën dhe punën e palodhur që bëni çdo ditë!  Me krah të lehta dhe uroj sa më shumë lajme pozitive për publikun shqiptar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkjau indirekt përmendur protestën e opozitës. Për të, situata e krijuar nuk është një krizë e vërtetë por artificiale për të tërhequr vëmëndjen nga Vettingu.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Larg lajmit toksik, në përditëshmërinë e çdo ditë të këtij vendi që nuk ju la asnjëherë pa i munguar së servirur helmi i çudirave dhe propagandave të krizës artificiale, për të larguar vëmendjen e Vettingut”, shkruan deputetja e PS-së.

Thirrja e Shkjaut është që të lirohen institucionet nga demagogjia e pushtetit. Sipas saj,  duhet ti japim shqiptarëve të drejtën për Shqipërinë Europiane.

“Lironi institucionet publike nga demagogjia e pushtetit të individeve që se duan demokracinë dhe lirinë e fjalës por duan Pushtetin. Jepuni shqiptarëve të drejtën e tij sovrane për shtet, punë, mirëqënie. Jepini pushtet ligjit dhe vullnetit të popullit, për Shqipërinë Europiane”,-ka shtuar deputetja e PS-së, Esmeralda Shkjau.

R.Shtylla

https://www.instagram.com/p/BTdw5RygObz/?taken-by=esmeraldashkjau&hl=en

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?