Jorida Tabaku analizon Samitin e Berlinit në Tiranë: Veç këngëve dhe valleve, nuk morëm fonde nga BE-ja
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një qëndrim për Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë, thotë se përveç këngëve dhe valle, Shqipëria nuk mori asnjë fond nga BE-ja. ”Përtej këtij samiti që qeveria përpiqet që ti konsiderojë si evente, si ngjarje por ky është një proces, dhe në fund të ditës të gjithë qytetarët, pyesin veten ”Po mirë përtej këngëve dhe valleve, përfituam ne gjë në fund të ditës”? A do mësojmë njëherë që këto gabimet e së shkuarës, ne të përpiqemi në mënyrë konstruktive dhe ti rikuperojmë”,-tha Tabaku në ”Top Story”.